“Nuk e di si…”, Egli Tako reagon pas largimit nga BBVA

Egli Tako, pas daljes së papritur nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.

Në një postim në Instastory, ajo ndau një mesazh të ndjerë ku shprehu ndjenjat e saj të pasigurta dhe boshllëkun e brendshëm që ndjen.

Egli pranoi se nuk e di saktësisht si ndihet, por theksoi se ka nevojë për ngrohtësinë e familjarëve dhe miqve të saj në këto momente.