Një video e publikuar në TikTok po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta.
Në video, shihet Rozana Radi e cila po futet në “Dhoma e Dëshirave”.
Aty shihet se dikush po e pret Rozanën brenda. Klipi, ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga ndjekësit, duke e bërë këtë moment viral në rrjetet sociale.
Përdoruesit e TikTok kanë pasur teori të ndryshme për këtë takim, disa duke thënë se po takon një psikolog e të tjerë thonë se personi që po takon është Egli Tako.