Egli nuk duron dhe ja thotë sërish Gjestit: “Vazhdoj të të dua, por…”

Egli i surprizoi të gjithë me vendimin e saj për tu rikthyer dhe e bëri të qartë se këtë herë do futej për të vendosur emrin e saj në vend.

Menjëherë pas rifutjes së saj, ajo i ka mbajtur qëndrim Gjestit duke qëndruar e ftohtë dhe e përmbajtur para tij.

Megjithatë, nuk ka mundur të qëndrojë shumë pa i shprehur atë se çfarë ndjen Gjestit.

Në një diskutim gjatë mbrëmjes së kaluar, Egli i është drejtuar Gjestit me këto fjalë:

“Unë vazhdoj të të dua, por kësaj here kam vendosur të vë emrin tim të parin. Kam bërë gabimet e mija, por edhe ti ke bërë të tuat duke më bërë të mendoj ndryshe me veprimet e tua e ndryshe me sjelljet e tua…”