“E le Roelin jetim, në kohen kur…”, reagon bashkëshortja e Shpat Kasapit: Ndërrove jetë në krahët e mi

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, miqtë dhe adhuruesit e tij. Lajmin e trishtë e ka shoqëruar edhe reagimi i bashkëshortes së tij, Selvije Kasapi, e cila ka ndarë një mesazh të thellë emocional në rrjetet sociale.

Selvija ka treguar se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj, në një moment kur ata po përpiqeshin të siguronin trajtimin më të mirë për djalin e tyre, Roelin. Ajo shkruan se familja e tyre kishte kaluar muaj të vështirë, të mbushur me stres dhe lodhje, ndërsa punonin për dokumentet e djalit, në mënyrë që ai të merrte ndihmën e specializuar që i nevojitej.

E prekur thellë nga humbja, ajo thekson se Shpati nuk arriti ta dëgjonte kurrë djalin ta thërriste “babi”, duke shprehur dhimbjen e madhe që ai u largua në një kohë kur Roeli kishte më së shumti nevojë për të.

“E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty”, shkruan ajo, duke theksuar se e ka të vështirë të gjejë fjalët për t’i shpjeguar të voglit se babai i tij nuk është më.

Mesazhi i saj prekës mbyllet me një lutje:
“Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”