Jamani dhe Seheri kujtojnë fejesën e tyre teksa kërkojnë dorën e Çiçekut për Zijain. Të dy përhumben në kujtime dhe buzëqeshja ua përshkon fytyrat të gjithëve. E gjithë ceremonia e kërkimit të dorës së saj për Zijain, përfundon më së miri, pa asnjë incídent dhe ashtu siç e kishin planifikuar. Të ndodhur vetëm për vetëm, Zijai i premton Çiçekut lumturi dhe paqe, për gjatë gjithë jetës së tyre bashkëshortore. Pasi gjithçka përfundon, Seheri largohet për në dhomën e punës së Jamanit.
Ajo telefonon Azizin, pa ditur asgjë mbi kónfliktet e mëdha e të bujshme që ai ka pasur së fundmi me Jamanin. Duke e falenderuar për gjithë ndihmën e pafundme që ai i ka dhënë asaj gjatë humbjes së kujtesës, Seheri kërkon sërish ndihmë nga ai, për situatën e Zijait. Ai i sugjeron disa specialistë për situatën e tij dhe Seheri sërish e falenderon, duke shprehur mirënjohje që një njeri si ai i ka hyrë në jetën e saj. Jamani e dëgjon bisedën, por nuk reagon aspak ndaj Seherit, duke qenë i bindur në qëllimin e saj të mirë.
Para se t’a mbyllë, Azizi e pyet se si po i shkon asaj jeta me Jamanin, gjë për të cilën ajo thotë se ndihet si në përralla. Pas asaj telefonate, Jamani telefonon vetë Azizin për t’a urdhëruar që asnjëherë më nuk duhet të komunikojë me gruan e tij, por Azizi ngulmon se ai nuk është tùtòr i saj. Ai largohet për në kompani, tepër i irrítuar, ndërsa planet kùndër familjes së tij vazhdojnë. Fillimisht, punonjësi i Idrisit rrèmbèn Çiçekun, në lagjen e tyre. Zijai del të kërkojë Çiçekun dhe ndërmjet atij kúrthi, rrémbéjnë Zijain.
Çiçeku kthehet në shtëpi mëse e tmérruar dhe me lòt në sy u tregon të gjithëve se çfarë sapo ndodhi, ndaj dhe Seheri nuk vonon aspak për të lajmëruar Jamanin. Në anën tjetër ndodhet nënë Semraja dhe hallë Sulltana. Kjo e fundit, arrin t’a bindë Semranë se nuk duhet t’u dalë më kúndër të rinjve në dashurinë e tyre por duhet t’i lërë të vendosin çfarë duan vetë se çfarë duan të bëjnë. Teksa ato festojnë dakordësinë e Semrasë, Ertugruli në bùrg merr infòrmaicione mbi hapat e tyre dhe bën plane kùndër.