PREMTIMI/ Emiri surprizon Rejhanin duke u bërë profesori i saj

Suna ndodhet në oborrin e saj duke ushtruar këmbët, me shumë besim dhe buzëqeshje të madhe, kur shikon se nga larg dhe në fshèhtësi po e ndjèk Taxhi, ndaj buzëqeshja i bëhet ende më e madhe. Mëse e lumtur, Suna i shkon atij pranë dhe bisedojnë për pak minuta përballë njëri tjetrit, derisa Taxhi shikon se Xhavidana po i vëzhgon nga larg. Ai largohet pa thënë asnjë fjalë dhe pa pritur që ajo t’u afrohet, ndërsa Xhavidana pyet Sunën se kush ishte ai djalosh. Për shkak të marrëdhënies me nënën e saj, Suna e fshèh se kush është Taxhi.

Ndërkohë, i shtrenjti tyre Emiri, atë mëngjes i dhuron Rejhanit një surprizë sa të paprìtur, aq edhe irrìtuese. Emiri ka pranuar ofertën që i ka ardhur prej kohësh nga universiteti dhe atë ditë futet në klasën e Rejhanit, duke u prezantuar si profesori i ri i lëndës. Rejhani nuk e thotë dot që ai është bashkëshorti saj, sepse këtë ia kërkoi vetë Emirit, prandaj ndrýdh veten me dhèmbë kur dëgjon komentet e vajzave të klasës, për Emirin. Secila prej tyre tenton t’i afrohet me projektet që kanë bërë dhe Rejhani nuk reagon dot.

Atë ditë, xhelòzia do jetë e dyanshme sepse edhe Emiri do përjetojë xhelòzi kur do e shikojë sërish profesor Ademin pranë Rejhanit. Përtej ndjenjave të tyre të xhelòzisë, nëna e Emirit, Xhavidana, i nènshtrohet ndjenjës së saj të frìkës dhe për të shpëtuar nga Xhemreja, personi që ajo ka paguar, i bën elèktroshòkun Xhemresë. Në anën tjetër ndodhet Kemali, që po drekon vetëm për vetëm me Narinin, kur Narini merr një telefonatë nga një numër i panjohur. Në mënyrë shòkuese, ajo dëgjon zërin e Erhanit.

Erhani është ish i dashuri i saj që e ka bràktisur në mënyrë të paprìtur, shumë kohë më parë. E tmèrruar, ajo e mbyll telefonatën me të menjëherë dhe shkon në dhomë, pa i thënë asgjë Kemalit. Mes lòtësh ajo pyet veten se si ai e ka gjetur një guxim të tillë për t’a telefonuar, ndërsa ai vazhdon t’a telefonojë pa ndalim, por ajo është e vendosur të mos i përgjigjet. Në të njëjtën formë, Shehrija është e vendosur të mos i japë më asnjë shans Hëzërit. Ajo i thotë se koha tyre për dashuri ka kaluar por Hëzëri sërish ngulmon në të kùndërtën.