Flakët e fatit/ Çiçeku përfiton gjithë pasurinë e Tomrisit

Tomrisi mëson në kómisariat se ajo po akùzohet për faktin që ka fshèhur Çiçekun dhe ka várrosur vajzën e saj në një vàrr me emrin e Çiçekut por para se të përgjigjet, ajo kërkon të ketë pranë vetes avòkatin. Gjatë asaj kohe, Xhemreja dhe Gyneshi vijojnë të kontrollojnë për një shtëpi që e përballojnë dhe sapo mendojnë që e gjetën një me çmim të arsyeshëm, Çiçeku e telefonon Xhemrenë, i tregon për Tomrisin dhe ajo largohet pa e marrë fare shtëpinë me qera. Por Tomrisi nuk ka qëndruar duarkryq.

Ajo ka menduar si rrugë të vetme shpëtimi për Atlasin, që t’i kalojë gjithë pasurinë dhe kùjdestarinë Çiçekut, duke qenë i vetmi person të cilit ajo i beson symbyllur. Tomrisi firmos shumë letra me rradhë, ku zyrtarisht e gjithë pasuria saj është në emër të Çiçekut. Ajo takohet me të brenda fare pak minutash, i tregon çfarë ka bërë, se vetëm asaj i beson dhe se mbi të gjitha, Atlasin ia lë asaj amanet. Pas gjithçkaje që Tomrisi thotë, Çiçeku mbetet pa fjalë dhe vetëm uron lírimin e saj, sa më shpejt.

Që aty, Çiçeku shkon në shtëpinë e Tomrisit, bashkë me Aliun, ku ajo i lejon të jetojnë përgjithmonë sepse edhe ajo shtëpi është në emër të Çiçekut. Por Aliu nuk pranon. Ai kërkon të kenë jetën e tyre, siç e kishin planifikuar para rënies së zjàrrit, që ndryshoi aq shumë gjëra. Ai ka marrë edhe biletat përkatëse dhe duke i thënë Çiçekut se fíksimi i saj pas Atlasit është sepse mendon që nuk bën dot fëmijë, ai i vendos kusht, të zgjedhë atë ose Atlasin. Në anën tjetër, Ryjaja si avòkate ende nuk di asgjë.

Ajo po kërkon punë në kompani të ndryshme, kur fati do që kompania që e telefonon atë për një intervistë pune, ka në krye një mik të hershëm të Ryjasë, Serkanin, i cili e merr në punë pa hezituar.
Sakaq, Xhemreja kthehet në shtëpinë e Zonjës dhe futet lehtë, gjë që e ndihmon të dëgjojë bisedën mes Zonjës dhe Gyneshit, nga ku mëson se Zonja ka pasur një vajzë. Në një rrëfim vetëm përballë Xhemresë, Zonja tregon që vajzën e saj e ka vràrè ish bashkëshorti, vetë babai i vajzës, për t’a bërë Zonjën të vùajë.