Aisheja mban një sèkret të fshèhur nga të gjithë. Shumë vite më parë, ajo ka jetuar një lidhje me babanë e Sabriut, pa qenë në dijeni se ai ishte i martuar. Nga ajo lidhje ka ardhur në jetë Sabriu dhe vetëm atëherë ajo ka mësuar të vërtetën. Gruaja e babait të Sabriut, Melihaja, e cila njihet si nëna e vërtetë e tij, ka pranuar që t’a kalojë atë situatë vetëm nëse bashkëshorti do rikthehej pranë saj dhe Sabriu do prezantohej si fëmija tyre, në të kùndërt, ajo me gjithë pasurinë që kishte, do lùftònte kùndër tyre.
Teksa kujton këtë të vërtetë të madhe, Aisheja dëgjon Ahmetin që shpjegon gjendjen shëndetësore të Sudes, që e dètyron të qëndrojë për pak javë në spìtal. Pranë Sudes, në ato momente, ndodhet Selena. Ajo po dèbaton ashpèr me të dashurin e saj Tollgën, i cili kërkon para nga kùjdestaria që babai i tij i mundësoi asaj, ndërsa Selena ngulmon se paratë e Sudes i duhen për t’a rritur Suden. Vetëm pak çaste më vonë, Selena zbret në kantinë dhe Tollga gjithashtu del nga dhoma, duke e lënë kështu rrugën e lìrë për Zejnebin që futet fshèhurazi.
Atë e gjen Tollga dhe e largon që aty duke përdorur dhùnè, por shumë shpejt Emreja me Sinanin hàkmerren. Ato arrijnë të futen në spìtal të veshur si mjèkë dhe ndonëse Selena e shikon gjithë ngjarjen, ajo nuk ndërhyn kur ato e rrèmbèjnë Tollgën. Shefi tyre i ri i pòlìcisë ka mësuar se Tollga është i kërkuar në Amèrikë për t’u arrèstuar menjëherë, ndaj vendosin t’a dërgojnë atje, pasi krìmèt që ka kryer janë të shumta në numër. Për më tepër, shefi kërkon rikthimin e Sinanit në punë, gjë që Sinani nuk e kùndërshton më gjatë.
Sakaq, Zejnebi vendos t’i përgjèrohet Selenës. Ajo i kërkon të mos e ndajë Suden nga familja sepse po bën një krìm të madh, por Selena ngulmon se familje e Sudes është ajo vetë, gjàku i saj. Teksa ato debàtojnë, Sudeja zgjohet dhe fokusi rikthehet tòtalisht tek ajo. Përtej të gjithëve, Alpi merr në punë Mehmetin, në godinën e re të Meltemit ku ajo do hapë një kopësht. Atë natë, Mehmeti fle në vendin që i cakton Alpi por mëngjesin e të nesërmes e frìkëson pa masë Meltemin, që ende nuk di asgjë dhe nuk pret të shohë njeri në godinë.