Banuja gjen guximin të trokasë në shtëpinë e Emirit, gjòja për të sjellë portofolin e tij. Rejhani e shikon nga larg dhe ndonëse përjeton shumë xhelòzi, nuk i shkon pranë, që të mos zbulohet se ajo dhe Emiri janë të martuar. Rejhani i ndjèk nga dritarja, ndërkohë që Emiri i sqaron Banusë se nuk është e hijshme që t’i shkojë në shtëpi pasi është i martuar, dhe për më tepër, i tregon që është i martuar me Rejhanin. Ai e sqaron deri në fund, duke i treguar dhe arsyen përse ajo martesë e tyre mbahet e fshèhtë.
Teksa Rejhani çméndet nga xhelòzia për të, Emiri flet për Rejhanin, por këtë të fundit e ngàcmon edhe Suna, e cila e kupton gjendjen e frústruar të Rejhanit. Suna thotë me gojën plot se vëllai i saj gjithnjë ka pasur vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të vajzave. Ajo natë kalon me aq por ditën tjetër, në shkollë, pas mësimit, çdo gjë vazhdon po aq e acàruara. Rejhani i shkon në zyrë Emirit dhe gjen Banunë, të cilës tanimë Emiri i kërkon që të bëjë gjëra të qëllimshme për t’a bërë xhelòze Rejhanin.
Rejhani thuajse e humbet torùan nga xhelòzia por e përmban veten sepse nuk do që ajo t’a mësojë se janë të martuar, ndonëse Emiri i ka treguar por Rejhani ende nuk di asgjë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin. Kjo e fundit ka ndryshuar së tepërmi, edhe njëherë, por për mirë. Lumturia i duket qartazi në fytyrë dhe gjatë gjithë ditës kujdeset për Kemalin, duke gatuar ushqime për të. Erhani ndërkohë, e ka mendjen ende tek Narini, ndonëse i ka shkruar se po heq dorë nga dashuria për të.
Ai telefonon mikun e tij të ngushtë për t’i thënë se Narini ka vazhduar jetën e saj dhe ai nuk do e ngàcmojë më tepër, prandaj do rikthehet në vendin e tij sapo të kryejë një punë të fundit. Puna e fundit e Erhanit konsiston në vizitën që dëshiron t’i bëjë Kemalit, në kompaninë e tij. Në ato momente, në kompani, Jonxha po shikon videon e Kemalit me Narinin, në dhomë, ku Narini thotë qartazi se ato nuk janë të martuar prej vërteti. Jonxha largohet për pak nga dhoma dhe pa e vënë re ajo, futet Erhani për të pritur Kemalin por kushtet ia mundësojnë që t’a shikojë e t’a dëgjojë atë video.