Rejhani qëndron mbi kokën e Zejnebit, duke i kënduar asaj këngë, ndërsa Emiri që i dëgjon nga dera, nuk u shkon dot pranë, nga túrpërimi që ndjen për shkak të nënës së tij. Ninullën e Rejhanit do e ndërpresë ardhja e Narinit, që shkon t’a vizitojë atë. Në një bisedë vetëm për vetëm, Narini gjen forcën t’i rrëfejë Rejhanit gjithçka lidhur me Erhanin. Rejhani përpiqet t’a kuptojë por megjithatë ngulmon se më e drejta e mundshme, është që Kemali të jetë në dijeni, para se t’a mësojë në ndonjë formë të pahíjshme.
Gjatë kohës që ato flasin, Kemali mendon pa ndalim për Narinin, ndërsa Narini merr një tjetër mesazh nga Erhani, i cili i rikujton asaj se nuk do heqë dorë nga dashuria që ndjen për të. Narini i përgjigjet duke i thënë qartazi se nuk i intereson aspak se çfarë ndjen ai, mjafton që t’i qëndrojë sa më larg. Me aq, Narini largohet nga Rejhani, për t’u rikthyer në shtëpi, pranë Kemalit. Teksa qëndron përballë tij, ajo provon t’i tregojë për Erhanin por sërish i ndërpresin dhe Narini nuk rrëfehet dot.
Në shtëpinë e tyre ka ardhur një postier me një buqetë me lule dhe biskota, si dhe me një shënim mbi to, por pa e përmendur emrin e Narinit. Shehrija i merr në duar dhe ia dërgon menjëherë Ojës pranë, duke pándehur se dòktori ka filluar të ketë pëlqim për të. Narini ndjen kèqardhje për entuziasmin e Ojës por njëkohësisht nuk flet dot. Dita kalon me aq, ndërsa të nesërmen, shoqja e saj Rejhani, çuditet kur shkon në shkollë dhe njëri prej profesorëve e krítikon shumë ashpèr për shpërqëndrimin që ajo ka për fare pak minuta.
Ajo po mendonte për Emirin, ndërsa profesori thotë me bindje se ajo pàndeh se do i kalojë me sukses të gjitha lëndët pasi ka mbiemrin Tarhun, por nuk do e ketë një lùks të tillë. Rejhani nuk reagon fare, por në përfundim të mësimit takon Emirin dhe i tregon çfarë ndodhi. Ai provon t’i shkojë menjëherë pranë profesorit por Rejhani i premton se do ia vërtetojë atij të kúndërtën, me notën e lartë që do marrë. Teksa ato ndodhen në shkollë, situata për Zejnebin vetëm sa véshtirësohet nga Xhavidana, por Nigari përpiqet t’i qëndrojë pranë.