AMANETI/ Nana rrëfen planin e saj kùndër Jamanit

Nana vendos të shkojë në shtëpinë e Jamanit kur mëson se ai është në kërkim të një dadoje për Jusufin. Teksa pret rradhën për t’u intervistuar, ajo gjen një jústifikim për t’u futur brenda në shtëpi dhe menjëherë shkon pranë Jusufit, duke biseduar për pak me të, derisa Xhengeri e fton të dalë përballë Jamanit për intervistën e saj. Sapo e shikon, Jamani trònditet dhe i kërkon të largohet, por ajo qëndron, duke i thënë se është i dètyruar t’a dëgjojë, pasi Jusufi është afruar me të. Nana fillimisht tregon arsimimin e saj lidhur me psikòlogjinë e fëmijëve.

Më pas thekson afrimitetin që u krijua menjëherë me Jusufin dhe se ajo ka përjetuar në jetë të njëjtën gjë që po përjeton Jusufi për momentin. Përtej të gjithave, Jamani nuk e dëgjon dhe madje e dèbon. Ajo largohet por vetëm nga shtëpia. E vendosur, ajo qëndron menjëherë në dalje të shtëpisë. Jamani, edhe pse e dèboi vetë, mendjen e ka tek ajo dhe intervistueset e rradhës as që i dëgjon. Ai i largon, shkon vetë pranë Nanës dhe i tregon kur do e fillojë punën ditën e nesërme. Nana pranon por me vete betohet se ai do pagùajë për gjithçka.

Me t’u kthyer në shtëpi pranë Idrisit, Nana debàton me të, pasi ai pándeh se ajo është e gatshme për t’a vràrè Jamanin. Nana i thekson atij se ajo nuk është vràsèse por vetëm do që drèjtësia të shkojë në vend dhe për këtë do gjejë provat e duhura për t’a dërguar në bùrg. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai tjetër i Jamanit, Aliu. Për herë të parë pas muajsh të tërë që nga bràktisja që Dujguja i bëri, ai del përballë saj, por fare rastësisht. Të dy shikohen gjatë në sy por Dujgusë nuk i vjen rasti për të folur pasi ai largohet menjëherë.

Megjithatë, ato do takohen në punë. Në kómisariat, Dujgusë nuk i flet jo vetëm Aliu, por të gjithë kolegët, përfshirë Káranë, Ibon, Fëratin, e shumë të tjerë. I vetmi që i flet është Vollkani, që i uron mirëseardhjen. Brenda fare pak minutash pasi marrin turnin, Dujgu shikon një vajzë të panjohur që i hídhet në qafë Aliut. Ajo e quan atë ‘i dashuri im’ dhe e falenderon shumë për lulet që mban në dorë, të cilat ia ka dërguar vetë Aliu. Pavàrësisht shókimit dhe léndimit që ndjen, Dujgu vendos të mos flasë fare.