Jamani vazhdon të kërkojë Seherin, e cila tanimë është dërguar pranë një humnere. Xhemili e ka humbur tërësisht logjikën dhe pàndeh të hídhen që aty, për t’u shndërruar në ëngjëj të vërtetë. Seheri i përgjèrohet për méshirë teksa dhe i tregon se ka një nip të vetëm që nuk e ka as nënën as babain, por Xhemili nuk e kupton. Në çastin e fundit buzë humnerës, Seheri ia heq dorën me forcë dhe vrapon larg tij. Vrapimi do e përplàsë me Jamanin që ndodhet aty për t’a shpëtuar dhe menjëherë i drejtohet Xhemilit me grùshtime.
Ato përqafohen, të lumtur që shpëtuan por atë përqafim do e shikojë edhe Azizi, që shikon në kohë edhe rrézikun tjetër që po u kánoset, sepse Xhemili është ngritur në këmbë, ka marrë një gur të madh dhe po e mban me dy duar, në drejtim të Jamanit. Azizi nxjerr àrmèn për të qèlluar Xhemilin që t’i shpëtojë ato të dy, por kupton se nuk e bën dot, ndaj shtíe në ajër dhe thërret Jamanin për të pasur kujdes. Jamani shpëton në kohë dhe tanimë e grùshton Xhemilin aq sa ai të mos ngrihet dot më nga vendi, derisa t’a marrë ambùlanca.
Përqafimi i dytë i Seherit me Jamanin, do bëjë Azizin të kuptojë se sa e pastër është dashuria tyre dhe se për të, nuk ka vend. Seheri me Jamanin largohen për në shtëpinë e saj, ku sapo futen, ajo i kërkon Jamanit të qëndrojë, duke dhënë jùstifikim edhe plàgën e tij që ka nevojë të mjèkohet. Jamani pa hezituar pranon me kënaqësi dhe thotë se do qëndrojë pranë saj për aq kohë sa ajo t’a kërkojë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujguja, që nuk i thotë gjë Kàrasë për unazë dhe e lë të gëzohet që gjòja ia ka marrë Ibrahimi.
Por gjithçka do príshet shumë shpejt, kur rastësisht, të gjithë do dëgjojnë një bisedë mes Aliut dhe Dujgusë, për planet e tyre të martesës. Mes personave që dëgjojnë, janë edhe Semraja me Jaseminin. E lénduar, Semraja largohet pa pranuar të flasë me Dujgunë ndërsa Káraja i kthen unazën, duke kërkuar ndjesë. Méria e Semrasë, zgjat derisa Dujguja shkon në shtëpi. Aty, Semraja merr përsipër fàjin, duke thënë se është ajo fàjtore që ato të dyja nuk kanë pasur raport më të ngrohtë, prandaj e mirëkupton dhe pranon lidhjen me Aliun.