PENDIMI/ Frìka e Zejnebit rezulton e vërtetë

Aisheja bisedon me Ahmetin dhe pranon që t’a fillojë kurimin sipas ekzaminimeve që ka bërë ai dhe ky làjm i gëzon të gjithë. Ndërkohë, Fulja shkon sërish të nesërmen në punë por kësaj rradhe, Denizi i shkon me një zarf që ka brenda para, në sasi të konsiderueshme. Ajo i tregon se paratë i ka nga vajzat të cilave ua zgjidhi pròblemin që kishin, ndërsa Fulja tregon se nuk e ka bërë për para, por megjithatë i pranon, pas këmbënguljes së Denizit. Paralèlisht, në ato moment, po ndodh një tjetër takim.

Meltemi po takohet me Alpin dhe gjatë atij takimi, Alpi shpreh me gojën plot se ajo dhe Zahra i mungojnë së tepërmi në shtëpi. Pas atij deklarimi, Alpi pret diçka më shumë nga Meltemi por ajo i përgjigjet fare ftohtë, duke kërkuar të largohen nga ai vend. Sakaq, Arzuja e shumëkërkuar, me shumë insistim largohet nga shtëpia ku po fshìhej bashkë me shoqen e saj, të cilën e paralàjmëron se sidoqoftë situata, nuk duhet të pranojë asnjë ndihmë nga Ahmeti dhe veçanërisht ai nuk duhet t’a mësojë ku po qëndrojnë ato.

Të dyja largohen dhe vetëm pak më vonë, Ahmeti mbërrin në shtëpinë ku po qëndronin. Ai i kërkon rreth e rrotull por nuk i shikon gjëkundi. Përtej gjithë atyre ngërçeve, pëlqimeve dhe të fshèhtave, ndodhet Zejnebi me Sinanin. Ky i fundit vijon t’i shkojë nga pas me shumë këmbëngulje, në hotelin ku Zejnebi po qëndron. Vazhdimisht, Sinani i afrohet ndërsa Zejnebi e largon, aq sa skenat mes tyre bien edhe në sy të të tjerëve dhe ato nisin të ndërhyjnë, me qëllimin për të mbròjtur një femër nga një mashkull i pàdëshiruar.

Pas shumë përpjekjeve të Sinanit, Zejnebi pranon të ulet e të bisedojë me të. Ai i shpjegon gjerë e gjatë qëllimin e operacionit të tij, por Zejnebi i kujton një pikë kyçe që ai ka harruar, se ajo vajzë është përfshirë realisht në atë lidhje dhe mund të ketë krijuar ndjenja, prandaj vetëm ajo do i vùajë pasòjat, teksa Sinani e përdor për t’ia zènë babanë. Fjalët e Zejnebit nuk e rèndojnë aspak Sinanin, sepse ai mendon që Zejnebi po e ekzagjeron situatën, në një kohë që vajza në fjalë, po vùan me të vërtetë.