Çelebiu dërgohet në bùrg njëherë e mirë pas vendimit që u dha për të, por përtej fájit që i réndon mbi supe, ai nuk heq dorë nga líria tij. Bashkë me avòkatin, ato fillojnë të tjera plane. Sakaq, dy gratë të cilave ai ua ka shkàtërruar jetën, Esini dhe Xhemreja, ndodhen pranë njëra tjetrës duke festuar atë ditë të shënuar. Esini thotë me bindje se ajo nuk ka përse kujdeset për të sepse nuk do që t’i bëhet bárrë, por Xhemreja përgjigjet se të gjithë sëbashku, me shumë kënaqësi zgjedhin që t’i qëndrojnë asaj pranë. Për çdo gjë, të dyja falenderojnë njëra tjetrën.
Që aty, Xhemreja shkon bashkë me Ozanin të marrë Gyneshin nga duart e Hyljasë. Tanimë Xhemreja mban në duar shkresën zyrtare që tregon se kùjdestaria e Gyneshit është vetëm e saj. Gjatë asaj kohe, Ryjaja po zhvendoset në shtëpinë e madhe që ka marrë me qera, surprizë për Xhemrenë, që ajo dhe Gyneshi të kenë secila dhomën e tyre. Pranë vetes, Ryja ka edhe Çiçekun, të cilën e fríkëson duke i nxjerrë para syve várësen e Bylentit. Ryja e pyet përse është gjendur ajo várëse në dépon e shtëpisë së saj por Çiçeku nuk përgjigjet.
Së fundmi, ajo thotë me gojën plot se nuk ka asnjë lidhje me Bylentin dhe se nuk dëshiron që dikush t’ia përmendë emrin atij. Mëse e strésuar, Çiçeku e gjen veten shumë shpejt para Iskenderit. Ajo i tregon për dyshìmet e Ryjasë ndërsa Iskenderi i kërkon të qëndrojë e qetë, duke thënë se ai i ka zhdùkur gjurmët e Bylentit. Çiçeku e çuditur e pyet përse ai po rrezìkon veten duke e ndihmuar atë, gjë të cilës ai i përgjigjet duke thënë se qetësia saj është edhe qetësia tij. Gjatë kohës që ai flet, vëllai i tij Çelebiu po planifikon kúndër tij.
Avòkati i Çelebiut i drejtohet shtëpisë së re që Ryja ka marrë për veten dhe Xhemrenë, të cilën e lumturoi shumë me atë surprizë. Avokati thotë se Çelebiu kërkon që të hapet dosja e vràsjès së Kenanit dhe premton se për këtë do e ndihmojë vetë ai. Ryja túndohet shumë nga ato fjalë dhe vendos t’i shkojë vizitë Çelebiut në búrg. Ai, përballë Ryjasë, thotë me bindje të plotë se vràsèsi i shumëkërkuar i Kenanit është pikërisht Iskenderi dhe i betohet se këtë do ia vërtetojë, në një kohë që Iskenderi ishte i vetmi që tentoi t’a shpëtonte.