Metini dhe Ilgazi po presin pas sallës së operimit, kur dòktori del për të treguar se gjithçka përfundoi me sukses dhe se me rradhë, mund t’a shohin Çinarin. I pari futet babai tyre, Metini, i cili me lòt në sy kërkon falje nga i biri që nuk e ka besuar dhe është bërë shkak që ai të përfundonte në atë vend, në atë gjendje. Pas tij, edhe Ilgazi futet brenda për t’a parë e më pas largohet, pasi babai i tij insiston se do qëndrojë ai për t’u kujdesur natën për të shtrenjtin e tyre. Paralèlisht, Xhejlini ndodhet në shtëpinë e Enginit, ku nuk e flet shòkimin që përjeton.
Ajo kujton në mendjen e saj momente e strèsuara të Inxhit, që kishin të përbashkët varkën që ajo bënte me letër. Për më tepër, në atë moment vjen në shtëpi Jektai, nga i cili ndjehet qartazi aroma e djègies. Xhejlini sàjon një jùstifikim të kòtë dhe largohet që aty mes lòtësh, duke lënë prindërit e Enginit të shqètësuar se mos ajo ka kuptuar gjë. Në oborrin e Ilgazit, Xhejlini e lëshon veten duke qàrë me dènesë teksa thotë me bindje se motra saj është vràrè në shtëpinë e Enginit. Ilgazi e përqafon fort dhe gjatë, duke pritur që ajo të qetësohet.
Pasi qetësohet, Xhejlini i shpjegon detajisht çdo gjë që ka vënë re atë natë në shtëpinë e Enginit dhe betohet se do i bëjë të paguajë. Teksa Xhejlini flet me bindje të plotë se vràsèsi është Jektai, Ilgazi e ndërpret dhe i tregon se si e ka gjetur Enginin me shallin e Inxhit në duar, atë mëngjes. Xhejlini e kùndërshton në formë të prèrë Ilgazin dhe betohet se ai po flet màrrëzira, pasi Engini është shoku i ngushtë jo vetëm i saj por ka qenë edhe i Inxhit. Në momentin që ato flasin, në shtëpinë e Enginit ka rënë heshtja.
Engini vetëm qàn në dhomën e tij, me kufjet e vëna në vesh, ndërsa prindërit e Enginit kryejnë çdo lëvizje të fundit për të zhdùkur çdo gjurmë të lënë nga nata e vràsjès. Përtej të gjithave, në anën tjetër ndodhet familja e Xhejlinit që beson vèrbërisht se Çinari është vràsèsi. Mes tyre, babai i vajzave, Zaferi, betohet se nëse do e lënë të lìrë Çinarin, do e vràsè ai me duart e tij dhe njëkohësisht vijon t’a mòhojë Xhejlinin si vajzë, vetëm sepse është bërë avòkatja e tij. E gjendur pa shtëpi dhe duke mos shkuar dot në zyrën që ka me Enginin, Xhejlini pranon të flejë në shtëpinë e Ilgazit.