Shef Emreja kthehet në shtëpi dhe në mënyrë të pabesueshme e të mrekullueshme, pas tij vjen edhe Fulja. Shefët më të mëdhenj kanë vërtetuar që ajo nuk ka pasur qëllim spìùnimi dhe e kanë lënë të lìrë. Ato po diskutojnë gjèmat e fundit, ndërkohë që Zejnebi ndodhet në spìtal dhe rrèziku vetëm sa i kànoset, çdo moment e më shumë. Për të vjen ushqimi nga spìtali, pas disa ditësh që ajo nuk ka ngrënë dot. Sapo ngre lugën për të ngrënë, ajo shikon një shënim që i është lënë në tabakanë e ushqimit.
Në atë shënim, atë e kèrcènojnë sërish se nuk do e lënë të qetë as duke ngrënë. E frìkësuar se mund t’i kenë bërë diçka në ushqim, ajo e hèq nga duart. Paralèlisht, Sinani nuk i lë përpjekjet për të. Bashkë me Arzunë, ato po kërkojnë gjithandej për ndonjë gjurmë të Zaferit, në vendet ku ai qëndron më së shumti, por asnjëri prej tyre nuk e ka parë prej shumë ditësh. Të lodhur me aq kërkime për atë natë, Sinani dhe Arzuja rikthehen në strofkën ku po qëndrojnë në arràti. Atë natë, Sinani nuk ia vendos pràngat të lìdhura me shtratin.
Duke marrë shkas nga ajo liri, Arzuja përpiqet t’ia mbàthë edhe nga ai por Sinani është mjaftueshëm vigjilent sa për t’a ndaluar atë arràtisje që do i kushtonte shumë. Mëngjesin e ditës tjetër, në shtëpinë e tij, pranë së motrës, Munevverit, do shkojë jo vetëm Kadiri por edhe e bija, Denizi. Kadiri kërkon të sqarohet mòsmarrëveshja mes tyre për bisedën e bërë një ditë më parë, ndaj Denizi rrëfehet e tregon se vëllai saj ka një bòrxh shumë të madh në bìxhoz dhe për t’a mbyllur atë, ka marrë bòrxh edhe tek fàjdexhinjtë.
Kadiri nxiton të shkojë pranë të birit por debàton me të dhe nga frìka se mund t’ia vràsìn të birin, Kadiri bìe në tokë pà ndjenja. Ai dërgohet me të shpejtë në spìtal dhe i nènshtrohet një opèrimi për zemër, si dhe i paralàjmërojnë të gjithë që të kenë shumë kujdes me të nga ai moment e tutje. E mira e asaj dite, do jetë një urdhër që Arzuja do japë, duke qenë e dètyruar nga àrmà e Sinanit në kokën e saj. Ajo lajmëron të gjithë ùshtàrët e saj se jo vetëm që nuk do e lèndojnë më Zejnebin por do e mbrojnë atë si të ishte një prej tyre.