Vollkani e shikon Dujgunë shumë të trìshtuar dhe nuk qëndron dot duarkryq para asaj pamjeje por e merr veçmas atë për të biseduar. Fillimisht, ai gjen rrugën për t’a bërë atë të rrëfejë se e dashuron ende Aliun. Përveç Vollkanit, atë rrëfim aq të fortë dhe domethënës, do e dëgjojë edhe Jamuri, fshèhurazi. Pa dëgjuar gjë më shumë, atë e thërret një kolege që e shikon dhe ajo nuk e përgjòn dot më tepër bisedën. Ndërkohë Dujgu, e pranon para Vollkanit se ka një arsye tjetër përse është ndarë nga Aliu.
Ajo kërkon t’a mbajë të fshèhtë duke u ndjerë shumë në sìklet për të rrëfyer një të vërtetë të tillë por shpejt, e gjen veten para Vollkanit duke e rrëfyer atë arsye. Pasi ai mbledh veten nga shòkimi që përjeton, menjëherë i kërkon që t’ia sjellë rapòrtet mjèkësore e t’ia dërgojnë xhaxhait të tij që është mjèk, sepse ai vetë ose ndonjë koleg i tij, me siguri do e gjejnë një rrugëdalje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e kyçur ende në dhomën e saj, në shtëpinë e Jamanit. Në mendjen e saj, rri vetëm Jusufi.
Teksa ajo anàlizon disa situata, arrin të dalë në konkluzionin se Jusufin e ka rrèmbyèr Idrisi. Mirëpo, ajo nuk ia thotë dot Jamanit diçka të tillë, sepse nuk ka se si t’a jùstifikojë njohjen e saj me Idrisin. Kështu, vendos t’a gjejë e vetme Jusufin. Ajo përplas derën derisa Neslihani i shkon pranë dhe i thotë se ka vendosur t’a ndihmojë, me kushtin që Nana të mos tregojë se kush e ka ndihmuar. Nana e falenderon dhe ia del të largohet nga shtëpia, pa e ditur se gjithçka ishte një kùrth.
Neslihanin e ka dërguar vetë Jamani që t’i vihet në ndjèkje Nanës dhe ashtu bën. Por, Nana e vëren Jamanin pas vetes dhe gjen formën për t’i humbur nga sytë. Kështu, Nana shkon e vetme deri në vendin ku Idrisi po mban pèng Jusufin. Ajo i drejton një àrmè në kokë dhe i mban larg vetes derisa futet në vendin ku po mbahej Jusufi. Për çudinë e madhe të të gjithëve, Jusufi nuk ndodhet aty brenda. Ai ia ka mbàthur për të shpëtuar veten dhe kështu ka përfunduar në pyll, ku një e panjohur do e shikojë dhe do e marrë në shtëpinë e saj, për t’a ndihmuar.