Nana e kupton se pas rrèmbìmit të Jusufit qëndron Idrisi, pasi ajo lìdh shumë pjesë në mendjen e saj, shumë fragmente të ndara, që kur i bashkon, e bëjnë të kuptojë të vërtetën. Këtë të vërtetë kaq të madhe, ajo nuk ia thotë dot Jamanit, pasi nuk e shpjegon tek ai lidhjen me Idrisin. Nana përplàs duart në derë duke kërkuar ndihmë nga njerëzit e tjerë të shtëpisë, derisa Neslihani, me shumë ngurrim, ia hap derën. Nana e falenderon së tepërmi dhe i betohet se nuk po bën asnjë gàbim.
Neslihani e shoqëron Nanën duke e ndihmuar mos t’a zèrë njeri por në të vërtetë, e gjithë situata është një plan i Jamanit që e ka futur Neslihanin të veprojë ashtu, vetëm që t’i vìhet nga pas Nanës sapo ajo të dalë nga shtëpia. Nga taksia në të cilën Nana futet, ajo e vëren Jamanin që ka nga pas, prandaj zbret nga taksia dhe ia mbàth në këmbë, derisa Jamani e humbet nga sytë. Me pak vështirësi, Nana e gjen vendin ku po mbahet pèng Jusufi dhe sypatrèmbur i del përpara Idrisit.
Ajo rrèmbèn një àrmè nga brezi i Kazimit dhe ia drejton në kokë Idrisit. Që të dy, ajo gjen formë për t’i lìdhur që të mos e pèngojnë në gjetjen e Jusufit por kur shkon në vendin ku Jusufi mbahej, Nana nuk e gjen aty. Jusufi ia ka mbàthur për të shpëtuar veten dhe shpejt e gjen veten në mes të pyllit, pa asnjë drejtim të ditur, derisa një grua e panjohur i shkon në ndihmë dhe e merr për dore. Në anën tjetër ndodhet Dujgu me Vollkanin. Ky i fundit, është i shqètësuar për të, ndaj e merr veçmas për të folur.
Sipas tij, është mëse e dukshme që ajo ende e do Aliun dhe Dujgu e pranon diçka të tillë. Pak më tutje, Jamuri po i dëgjon në fshèhtësi dhe mbushet me mllèf kur dëgjon pohimin e Dujgusë, por nuk qëndron dot për shumë gjatë aty, pasi dikush e shikon dhe e thërret. Pas largimit të Jamurit, Vollkani vijon me insistim për të ditur se çfarë e ka ndarë Dujgunë e dashuruar nga Aliu dhe në një moment, Dujgu rrëfen të vërtetën. I shòkuar, Vollkani i kërkon të mos heqë dorë por t’i dërgojnë rapòrtet mjèkësore tek xhaxhai i tij mjèk, pasi ai ka lidhje me shumë mjèkë.