Osmani qëndron stojìk përballë Aliut, duke premtuar se do e zgjidhë ai gjithë lëmshin që është ngàtërruar mes tyre dhe se në momentin që do gjejë personin që po luan për t’i futur në shèrr me njëri tjetrin, ai do ia hèqë kokën. Pas një bisede aq të shkurtër por domethënëse për të dy, një e paprítur e tríshtë do mbërthejë fisin e Kajive. Úshtàrët sjellin një të lènduar dhe ai është pikërisht Turguti. Mes personave që e shikojnë atë skenë dhe tríshtohen, është vetëm njëri që shtíret.
Ai person është Barkëni, i cili është një tràdhtar ende i pazbuluar. Pas largimit të Aliut nga fisi tyre, Barkëni takohet me bashkëshorten e tij, Selvin, tek e cila shpreh hapurazi gjithë mllèfin që ka për Osmanin. Barkëni e shikon atë si arrògant dhe shpreh dëshirë që ai t’a pësòjë një moment e më parë. Selvi nuk e lejon të flasë më tepër pasi ndjen nevojën t’a paralàjmërojë që të bëjë shumë kujdes e të mos ia kthejë shpinën. Mbrojtja që Selvi i bën Osmanit, e nxít ende më shumë Barkënin.
Ai i jep fund bisedës duke i kërkuar me patjetër që ajo t’i bëhet krah e mbështetje atij, e më pas largohet prej saj, për të vazhduar planet e errèta kùndër tij. Paralèlisht, dy aleatët e tij të rinj, Aliu dhe i biri, po flasin për të. I biri i thotë babait se do ishte shumë më e dobishme nëse do qëndronin në qetësi e larg Osmanit, pasi Barkëni do i kryejë të gjitha punët mjaftueshëm për ato të dy. Osmani ndërkohë, është mëse i vetdijshëm se miqtë rreth e rrotull tij, janë të pakët në numër.
Ai nuk i ndalon përgatitjet as për lúfté dhe as për të mbrojtur fisin e tij. Së fundmi, ai bën një mbledhje me më të afërtit e tij si dhe me këshillin me të cilët konsultohet se çfarë hapi duhet të hedhin tani. Në atë mbledhje, Osmani veçon një person shumë të shtrenjtë për të. Ai është djali i vëllait të ndjerë, Gyndyzit. Aktemuri i shkon pranë xhaxhasë së tij, merr të gjithë kòmandat për misionet e reja që i ngarkohen, falenderon për besimin dhe premton devotshmëri e më pas largohet i pari nga mbledhja.