Kemali vijon të jetë aq i zhgènjyer nga Narini, saqë nuk pranon të qëndrojë as në të njëjtën dhomë me të. Atë e zë gjumi pranë Masallit por Narini nuk fle dot pa u sqaruar me të, ndaj e zgjon dhe i kërkon t’a dëgjojë, por më kòt, Kemali nuk pranon. Vetëm të nesërmen në mëngjes, ai nuk ka nga ia mban, pasi Narini e zë në dhomën e tyre kur ai futet për të ndërruar kostumin. E përlòtur nga e gjithë situata, Narini i betohet se nuk e ka menduar të nevojshme t’ia tregonte, duke menduar se martesa tyre do zgjaste vetëm një javë.
Ajo tregon se situata i doli nga duart kur gjýqì për Masallin u zgjat dhe ajo nuk dinte më se si të vepronte. Kemali ia ndëpret fjalën, duke i thënë se ajo që ka fshèhur, nuk ka as jùstifikim dhe as të falur, pasi nga ajo màfìe mund t’u kishte rrezìkuar jetën të gjithëve, veçanërisht vajzës së tij të vogël, Masallit. Kjo e fundit, zgjohet nga ulèrimat e të atit dhe nxiton për në dhomën e tij, duke qàrë, e frìkësuar. Kemali kërkon menjëherë falje nga ajo dhe përpiqet t’a qetësojë, por vetëm Narini ia del.
Në anën tjetër, ndodhet familja e vëllasë së Kemalit, ajo e Hikmetit. Mes tyre, Xhavidana tenton të marrë nga Seferi zarfin me përgjigjen e anàlizave për Gylsymin por ai thekson se Emiri ka dhënë urdhër të prèrë që zarfi të mbërrijë vetëm në dorën e tij, dhe ashtu ndodh. Emiri i pari e më pas gjithë të tjerët, mësojnë se Gylsymi është motra biològjike e Rejhanit por ato anàliza, do e lèndojnë së tepërmi Gylsymin. Në një letër, Gylsymi i falenderon të gjithë për çfarë bënë për të por shpjegon edhe përse po largohet.
Ajo shkruan se nuk do mundet dot t’i konsiderojë familje disa njerëz që menduan se ajo është zhvàtëse parash dhe u desh një anàlizë për t’a konsideruar atë me të vërtetë familje, ndaj po largohet. Emiri dhe Rejhani nxitojnë pas saj dhe e zènë atë ende në lagjen e tyre. Rejhani, me lòt në sy, i betohet se nuk ka dashur gjë më shumë në jetë sesa t’a gjejë atë dhe tani që e ka gjetur, nuk e lë dot të shkojë, pasi është amanet i nënës së tyre të ndjerë. Gylsymi sërish tenton të largohet por Rejhani e ndalon duke nxjerrë nga çanta fotografinë e nënës së tyre.