PREMTIMI/ Përgjigjet e anàlizave zbulojnë të vërtetën për Gylsymin

Rejhani i shkon pranë Gylsymit pasi ajo del nga dushi dhe teksa e ndihmon t’i krehë flokët, edhe i këndon ninullën që nëna u këndonte kur ishin ende shumë të vogla. Pas asaj ninulle që i qetëson shumë të dyja, Gylsymi nis të tregojë se çfarë kujton nga fëmijëria saj dhe çdo kujtim përputhet me të vërtetat që Rejhani si më e rritur, i di të sakta. Në anën tjetër, shoqja e saj Narini nuk po kalon një natë aspak të qetë. Mendja i rri tek Kemali, i cili tanimë nuk pranon as të flejë në të njëjtën dhomë me të.

Kemalin e zë gjumi pranë së bijës në dhomën e saj por Narini nuk qëndron dot dhe i shkon nga pas, duke iu përgjèruar që të flasin. Asnjë nga fjalët që Narini thotë, nuk ndikon aq sa Kemali të bindet e të pranojë të flasë. Por, mëngjesi i të nesërmes do vijë me një këmbëngulje më të madhe të Narinit që shfrytëzon ardhjen e tij në dhomë për të ndërruar rrobat. Ajo i betohet me lòt në sy, se nuk e mendonte të nevojshme t’i tregonte gjë atij për të shkuarën e saj pasi fillimisht, pakti ishte që do ishin të martuar vetëm për një javë.

Narini thekson se kur situata nga gjýqì u zgjat, ajo filloi të dýshonte nëse është e nevojshme t’ia tregojë apo jo të shkuarën. Kemali ia ndërpret fjalën dhe me ulèrimë thotë se asnjë justifikim nuk pranohet dot, pasi me qëndrimin e saj në shtëpinë e tyre, Masalli vogël rrezìkohej çdo ditë nga màfìa. Masalli në ato momente, futet në dhomën e tyre, për shkak të ulèrimave që dëgjon dhe nis të qàjë nga frìka. Kemali nuk e qetëson dot por Narini ia del dhe më pas i lë të vetëm me njëri tjetrin.

Paralèlisht, atë mëngjes, Xhavidana tenton t’a marrë para Emirit zarfin me përgjigjen e anàlizave por Emiri nuk e lejon dhe para të gjithëve lexon që Gylsymi është motra biològjike e Rejhanit. Teksa të gjithë gëzohen, Gylsymi trìshtohet dhe largohet nga shtëpia duke lënë një letër ku i falenderon por shkruan se ato nuk do mund të jenë kurrë një familje, përderisa njëherë u frìkësuar nga ajo se mos është zhvàtëse parash. Mes lòtësh, Rejhani lexon letrën dhe vrapon pas saj, duke e bindur që të kthehet, vetëm kur i tregon fotografinë e nënës së tyre të ndjerë.