Emiri e merr Gylsymin para të gjithë punonjësve të shtëpisë, për t’i lajmëruar se Gylsymi tanimë është pjesë e asaj shtëpie, njësoj si gjithë të tjerët dhe duhet t’a trajtojnë më së miri. Të gjithë i urojnë mirëseardhjen, ndërsa Xhavidana e merr veçmas Emirin në dhomë, për t’i kërkuar t’i japë fund asaj situate, që e quan një màrrëzi të madhe pasi ende nuk e njohin dhe ai po e fton në shtëpi për të jetuar me to. Sado që Xhavidana përpiqet në të sajën, Emiri është i bindur në mendimin që ka dhe nuk e kthen dot ajo.
Ai del jashtë në oborr ku Rejhani po qëndron me Gylsymin dhe e dëgjon me shumë krenari bashkëshorten e tij, tek i tregon së motrës se sa shumë gjëra ka kaluar dashuria e saj me Emirin dhe në fund, ia ka dalë të triumfojë. Mëse i lumtur nga ai rrëfim që sapo dëgjoi, Emiri u shkon pranë, i jep një përqafim të madh Rejhanit dhe i fton të shkojnë me të për në një vend surprizë. Ai vend surprizë, do jetë vendlindja e vajzave, ku Rejhani kujton me mall shumë momente nga fëmijëria tyre.
Të tre sëbashku, vizitojnë edhe vàrrin e nënës së ndjerë të vajzave, ku dhe luten për shpirtin e saj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini. Ajo dhe Kemali vërejnë se Masalli është me tèmperaturë dhe Kemali nuk ngurron për të lajmëruar Erhanin, që tanimë e konsideron si mjèkun e familjes. Gjatë kohës që presin Erhanin të vijë, Narini i tregon një përrallë Masallit. Me atë përrallë, Narini tenton të përçojë mesazh tek Kemali, që ai të zbutet në qëndrimin e tij dhe së paku të pranojë që të flasin.
Ashtu siç Narini pretendonte, Kemali pranon që të flasin. Ato ulen të bisedojnë pranë njëri tjetrit dhe Narini, në përfundim, ia lë atij në dorë nëse do që ajo të qëndrojë apo të largohet, por Kemali përgjigjet vetëm duke thënë se pret me padurim ditën e gjýqìt të Masallit. Bisedën e tyre e ndërpret ardhja e Erhanit që kontrollon Masallin dhe qetëson situatën, por edhe do i rrèshqasë situata e tij nga duart, për një moment të vetëm. Kur mendon se nuk e shikon njeri, ai hedh në tokë një fotografi të Narinit me Kemalin dhe Masallin por kjo e fundit e shikon.