Ahmeti shkon sërish në shkollën e Zejnebit dhe ndan me të disa ide shumë produktive, për të cilat Zejnebi e falenderon. Të qeshurat mes tyre marrin fund sapo Meltemi u shkon pranë dhe sërish ndjen një xhelòzi ende më të madhe për Zejnebin, pasi edhe Ahmeti flet më së miri me Zejnebin por me Meltemin si mos më kèq. Gjatë asaj kohe, për atë shkollë po punon edhe Munevveri, e shoqëruar nga djaloshi i quajtur Kiraç. Teksa ato zgjedhin frutat dhe perimet me kujdes, Denizi i shkon nga pas Munevverit.
Ajo rrëfen çështjen e mesazhit dhe i kërkon të mos ndahet nga babai i saj, por shpërqëndrohet shumë shpejt, sapo shikon Kiraçin. Të dy, në çast, bien në dashuri me njëri tjetrin, me shikim të parë. Munevveri merr Kiraçin dhe sëbashku rikthehen në shkollë, ku gatuajnë ushqimet që ka menduar ajo dhe i gjithë stafi i pëlqen. Ndër personat që po provojnë ushqimet për t’u dhënë një notë, është edhe Alpi, Bahriu dhe Ahmeti. Ky i fundit bën një koment mbi diçka të vogël që nuk pëlqen por për çudinë e të gjithëve, Meltemi reagon shumë ashpèr.
Ajo e oféndon si mos më kèq, aq sa Alpi ndërhyn për t’a mbrojtur Ahmetin, ndërsa Meltemi thekson se për ushqimet e çdo gjë tjetër, do vendosë vetëm ajo dhe Zejnebi. Munevveri ndërkohë, merr veçmas avòkatin Bahri, për t’i treguar situatën e saj me Kadirin, nga i cili ka vendosur të divòrcohet dhe dëshiron të dijë nëse Bahriu bëhet dot avòkati saj. Ai çuditet shumë, shpreson për një pajtim mes tyre por sidoqoftë, pranon të jetë avòkat i saj. Personi që gjithashtu donte shumë që t’i pajtonte, është Denizi, vajza e Kadirit.
Fokusi i saj shpërqëndrohet nga babai dhe Munevveri, për t’u vënë tek Kiraçi, me të cilin ka shkëmbyer numrin e telefonit dhe pa humbur asnjë ditë, nisin të shkruajnë me njëri tjetrin, për t’u njohur. Përtej të gjithëve, ndodhet Fulja, e vetme në shtëpi, pas bràktisjes që Emreja i bëri. Ajo ndihet kèq prej dy ditësh dhe rrjedhimisht i lindin dyshìme se mund të jetë shtatzènë. Për t’a vërtetuar nëse është apo jo, Fulja merr një tést të posaçëm, i cili e gëzon dhe e tríshton njëkohësisht, duke rezultuar pozìtiv.