Flakët e fatit/ Hylja bie në kùrthin e vajzave

Fqìnjët vrapojnë për tek Omeri dhe Ozani, për t’u treguar se në shtëpinë e Uzunit ka rènë zjàrr. Edhe Omeri me Ozanin vrapojnë, por më shumë se to, vrapon Zonja, e cila ka një përkushtim të veçantë ndaj tij. Teksa qëndrojnë aty, Ozani me Omerin mendojnë të njëjtën gjë, se zjàrrin mund t’a ketë shkaktuar Çelebiu për të krijuar hapësirë tek Xhemreja, që të shkojë lìrisht. Ai shkon për t’a sùlmuar në pabèsi Xhemrenë por një dru pas koke do e hèdhë atë në tokë, pa ndjenja, deri të nesërmen në mëngjes.

Në mëngjes, ai e gjen veten pranë nënës së tij, e cila e paralàjmëron që të mos bëjë më asgjë që e rrezìkon dhe e vërteton ekzistencën e tij. Për t’a bërë sa më të besueshme vdèkjen e Çelebiut, Hylja vendos të japë një intervistë para kamerave, për të thënë se gjòja është shumë e lènduar që po ia lèndojnë plàgën e humbjes së djalit, duke thënë se ai është gjàllë, në gjendje arràtie. Për t’a bërë sa më të besueshme, ajo bën sikur alivànoset por Iskenderi nuk emocionohet aspak. Paralèlisht, edhe Xhemreja bën një dalje para kamerave.

Ajo tregon bindjen e saj në faktin që Çelebiu është në jetë por po fshìhet diku, si dhe kërkon mbrojtje, duke theksuar se është më e frìkësuar se kurrë për jetën e saj dhe të vajzës së saj, Çiçekut. Xhemreja me rrethin e ngushtë që ka, bëjnë një plan për të cilin do i ndihmojë Çiçeku. Kjo e fundit, duhet të sigurohet që Hylja do e dëgjojë duke thënë se Xhemreja do largohet për në një tjetër qytet. Në këtë formë, ato shpresojnë se do e mësojë edhe Çelebiu dhe do e shfaqë veten në stacionin e autobuzëve.

Ashtu siç u bë plani, Hylja e dëgjon dhe shumë shpejt e përcjell edhe tek Çelebiu. Për të vijuar me planet e saj, asaj i duhet të largohet nga shtëpia dhe për të mos rënë në sy tek Iskenderi, ajo e gènjen duke i thënë se do largohet për tek motra e saj. Iskenderi e telefonon tezen për t’a pyetur se ku ndodhet dhe kur ajo thotë se nuk është fare në Tùrqì, Iskenderi e kupton se nëna e tij po kùrdìs diçka. Në po të njëjtën kohë, në stacionin e autobuzëve pozicionohet pòlìcia, ndërsa Xhemreja largohet nga lagjia sëbashku me Gyneshin që të duket me të vërtetë sikur po largohen.