Semraja i dhuron lumturi pafund vajzës së saj Dujgusë, duke pranuar dashurinë e saj me Aliun, që t’a kthejnë në një fejesë e martesë, në momentin më të përshtatshëm. Pranimi i Semrasë nuk i dhuron lumturi vetëm Dujgusë por së tepërmi edhe Jaseminit. Pas bisedës me nënën e saj, Dujgu lajmëron menjëherë Aliun, të cilit i dhuron gjithë botën. Ai gëzohet shumë por edhe çuditet se si përherë rezulton të ketë të drejtë halla tij Sulltana. Làjmin e mirë, Aliu e ndan me shokët që ka në shtëpi në ato momente.
Në anën tjetër ndodhet Zuhali. Ajo telefonon dòktor Azizin për të mësuar se çfarë ka ndodhur atë ditë me Seherin, por xhìndoset e tëra kur ai i tregon se nuk e ka shpëtuar dot ai vetë Seherin, por e ka shpëtuar Jamani. E tmèrruar, Zuhali fàjëson veten që mendoi se mund t’a kthente Azizin në një hèro. Për të mësuar ndonjë gjë më shumë, ajo i shkon Seherit në shtëpi por para se të trokasë, e telefonon. Zuhali humbet torùan kur Seheri i tregon se është brenda me Jamanin por sigurisht refuzon të futet brenda.
Ajo tenton t’u hèdhë një gur të madh për t’u shkaktuar pànik, por nuk e bën dhe largohet. Brenda në shtëpi, Seheri bisedon me Jamanin për të shkuarën e tyre. Pasi Jamani i thekson se ato kanë kaluar pafund perìpecira sëbashku, Seheri kërkon të dijë përse kanë pasur kaq shumë àrmìq dhe kush kanë qenë ato. Me kèqardhje, Jamani tregon se gòditjet më të rènda i kanë marrë nga njerëzit e tyre më të afërt, nga nëna e tij, nga kunata e Zuhali, por Seheri nuk mban mend asnjërën prej tyre.
Teksa diskutojnë, Seherit i kujtohet në mënyrë të paprìtur e gjithë nata e aksìdentit, përveç momentit tràgjik. Ajo emocionohet nga ajo që përjeton por edhe ndihet në fàj që një person aq të dashuruar sa Jamani, e ka lodhur aq tepër. Jamani i lumtur, i thotë se e vetmja gjë me rëndësi është që kujtesa saj po kthehet në formë të plotë. Bisedën e tyre e ndërpret një telefonatë nga Jusufi, të cilit Seheri i bën surprizë njëherazi me Jamanit, duke i thënë se ditën tjetër do e kalojnë sëbashku, në shtëpinë e tyre të madhe.