Babai i Metinit shikon makinën e të birit para se të largohet dhe në derën e bagazhit, vëren një njollë të vogël gjàku, të cilën e pastron e më pas largohet. Ndërsa Metini, merr makinën dhe shkon në mes të pyllit për t’a larë në çdo cep, më së miri. Megjithatë, i duhet të mësojë se si qëndron e vërteta që kùfoma është zhdùkur nga bagazhi dhe për t’a zbuluar këtë, ai vendosë të ndjèkë kamerat e rrugës që ka bërë atë natë. Ndërmjet kamerave, Metini zbulon se kur ka qenë në kàrburant, dikush e ka marrë, por nuk ia shikon dot fytyrën.
Gjatë asaj kohe, djali tjetër i tij, Ilgazi, ndodhet në shtëpi me Xhejlinën. Këtë të fundit e zë gjumi teksa Ilgazi ndodhet në dush dhe në gjumë, ajo shikon një màkth me babanë dhe Inxhin. Për shkak të màkthit, Xhejlina zgjohet e trèmbur dhe kur shikon Ilgazin të mbuluar vetëm me një peshqìr, ajo i afrohet për një puthje në buzë, për herë të parë. As ajo herë e parë nuk ndodh sepse një zile telefoni i kthjellon Xhejlinën në atë moment. Paralèlisht, motra e saj ndodhet ende në shtëpinë e Zymrytit, dàshnores së burrit të saj.
Qetësisht por me lòt në sy, Ajlini thotë se nuk do heqë dorë nga burri i saj pasi ka humbur mjaftueshëm një fëmijë dhe motrën por e paralàjmëron Zymrytin se ka disa kushte, nëse nuk do që xhaxhai i Ajlinit t’a mësojë se ajo e ka tràdhtuar. Përveçse nuk do vazhdojë më lidhjen me Osmanin, Zymrytit i ndalohet të frekuentojë më shkollën, palestrën dhe çdo vend ku ka qenë më parë. Por Parla nuk mendon si nëna e saj. Ajo nuk pushon së qàri nga zhgènjimi që babai i ka dhënë, prandaj vendos t’i shkojë në shtëpi fshèhurazi.
Teksa ajo e akùzon dhe kërkon shpjegim prej tij, Osmani jùstifikohet duke thënë se që prej humbjes së djalit, Ajlini e ka humbur logjikën dhe është mbýtur në një palumturi kronike, ndaj ai nuk duronte dot më. Parla sërish nuk e jùstifikon dhe largohet duke thënë se ndjen tùrp që është vajza e tij. Po atë natë, Jektai lë jashtë shtëpisë Laçinin, gruan e tij, dhe si të mos mjaftonte, ia anùllon edhe të gjitha kàrtat e krèditit. Sakaq, fati i kèq do përfshijë edhe Parsin atë natë. Teksa ndodhet përballë motrës, ai kupton se nuk e kontrollon dot më dorën dhe nga sìkleti që ndjen, kyçet në dhomë.