Iskenderi qëndron përballë Ryjasë dhe mëse i vendosur, duke thënë se ajo e ka akùzuar më kòt, ka hèdhur shpífje mbi të sepse ai nuk është vràsèsi i Çiçekut. Ryjaja ngulmon, derisa ai i thotë se praktikisht nuk ekziston diçka e tillë, sepse nuk bëhesh dot vràsès i dikujt që është ende gjàllë. Ryjaja menjëherë nxiton për tek Tomrisi por kjo e fundit, i kërkon me përùlje mirëkuptim derisa gjithçka të sqarohet dhe deri atëherë, i sugjeron të shkojë në shtëpinë e Çelebiut. Por Ryjaja nuk do shkojë e vetme atje.
Ajo do jetë e shoqëruar nga Xhemreja dhe dy djemtë që i shoqërojnë përherë, por do gjejnë edhe një turmë të madhe gàzetarësh. Ajo turmë do e çudisë edhe vetë familjen e Iskenderit, derisa ky i fundit do dalë para të gjithëve për të bërë një deklaratë. Teksa ai bën deklaratën, Çiçeku telefonon Tomrisin për t’i kërkuar falje për këtë që po bën, si dhe për t’i sqaruar se po të mos kishte qenë jeta e Aliut në mes, ajo nuk do e kishte bërë kurrë. Tomrisi e mirëkupton tòtalisht por e fton të jetë e vëmendshme për ato pak sekonda që kanë në dispozicion.
Me të shpejtë, Tomrisi i tregon asaj detajisht planin që ka bërë, që të mos përfundojnë në bùrg për fshèhje idèntiteti e për abùzimin e imazhit të Shimalit. Pas asaj telefonate të shpejtë, Çiçeku dètyrohet të dalë para gjithë turmës që po e pret, ku në mënyrë shókuese do heqë máskën e do zbulojë se kush është. Personi që trònditet më shumë është Ryjaja, e cila nuk flet dot asnjë fjalë të vetme, edhe pas deklaratës së pabesueshme që Çiçeku bën, duke qenë e dètyruar nga Iskenderi që i ka në dorë jetën e Aliut.
Për jetën e Aliut, Çiçeku thotë se Iskenderi nuk i ka asnjë fàj për fytyrën e djègur, deklaron se Aliu e ka plàgosur atë me thíkë dhe gènjen se Aliu ia ka mbàthur pasi e ka plàgosur, jo se e ka rrèmbyèr Iskenderi. Pas deklaratës shókuese, Çiçeku, Iskenderi, Tomrisi dhe Aliu merren në kómisariat. Aliu léndohet kur mëson se e ka denòncuar e fejuara tij, të cilën e shikon duke dalë nga kómisariati krah Iskenderit dhe ndonëse ajo afrohet për t’i folur, ai nuk pranon t’i flasë. Edhe pse largohen, edhe Tomrisi edhe Çiçeku, mbesin ende nën hétim.