AMANETI/ Nana térbon Idrisin me dyshímin që shpreh

Nana është futur në shtëpi me idenë e qartë për hákmarrje, pasi Idrisi, jo vetëm Jamanin por edhe Zijain ia ka prezantuar si dy vràsès mízorë. Por, rrjedha e asaj dite do ia ndryshojë mendimin. Dóktori i Zijait kërkon nga familjarët e Zijait nga një video kurajuese, pasi ai është mérzitur shumë në spítal dhe e ka të véshtirë të qëndrojë më. Nana ndodhet prezente në secilën prej videove që bëhen dhe mahnitet nga pozitiviteti që Zijai ka lënë tek secili prej tyre, përfshirë punonjësit, që pas kamerave, lotòjnë për Zijain.

Në përfundim të videove, Jamani merr një mesazh ku dòktori i tregon çfarë fjalësh po përsërit Zijai pa ndalim dhe nga ato fjalë, Jamani kupton se ka diçka poshtë pemës në oborr. Nana me Jusufin ndodhen pranë tij kur ai gërmon dhe gjen një kuti, brenda së cilës ka nga një letër të bashkangjitur me një send, që ka vetëm vlerë shpirtërore, aspak materiale. Zijai i ka lënë ato amanet për Jamanin dhe Jusufin, gjë që sërish ndikon në mendimin e Nanës për Zijain. Për më tepër, Jamani do lërë gjurmë shumë në mendjen e saj atë ditë, me vendimin e tij.

Nana e dëgjon me veshët e saj kur Jamani anullon urdhërin për vràsjèn e tràdhtarit mes tyre, vetëm për shkak se ai kishte grua dhe fëmijë. Në vend të vràsjès, Jamani mjaftohet me largimin e tij njëherë e përgjithmonë nga qyteti i Stámbollit. E çuditur nga gjithçka që po ndodh, Nana takohet me Idrisin që t’a pyesë nëse Jamani është vërtetë vràsèsi i Azizit, por Idrisi irrítohet aq shumë që po i ik nga duart plani, saqë e léndon Nanën duke e bërë të ndihet sikur po trádhton Azizin, e më pas largohet.

Në anën tjetër ndodhet Dujgu, për të cilën Jamuri po përgatit një plan të mirëfilltë. Sipas planit, Dujgu do jetë në zyrën e Jamurit e vetme, që t’i përgjigjet telefonatës me làjmin e rrèmë se gjòja po e lajmërojnë nga spítali Jamurin se është shtatzènë. Dujgu e beson dhe përlòtet e tëra. Ajo ia përcjell làjmin Jamurit që híqet si tepër e gëzuar dhe që aty, Dujgu vrapon për të hequr nga tavolina e Aliut një letër që ajo i ka shkruar po atë ditë, ku i ka rrëfyer arsyen e vërtetë përse është ndarë nga ai.