Gylsymi arrin t’a bindë Zejnebin që të mos i tregojë gjë Rejhanit për vàrësen, me një jùstifikim gjerë e të gjatë, se si gjòja në përfundim, vetëm Rejhani do lèndohej së tepërmi. Duke qenë fëmijë, Zejnebi bindet lehtësisht nga ajo. Ndërkohë, Xhavidana mëson se Zejnebi gjithashtu është në dijeni të vàrëses dhe për këtë e krìtikon së tepërmi Gylsymin por një zhurmë e madhe do e ndërpresë bisedën e tyre, duke e shpëtuar kështu Gylsymin nga ajo. Sëbashku, ato shkojnë në dhomën nga ku po vjen zhurma, në dhomën e Hikmetit.
Xhavidana mëson se Hikmeti ka lëvizur njërin gisht dhe humbet torùan e tëra, ndonëse para mjèkut dhe fëmijëve hìqet si bashkëshortja më e lumtur në botë. Menjëherë pasi të gjithë largohen nga dhoma tij, Xhavidana i futet e vetme por Gylsymi e shikon dhe i shkon nga pas. Për të vërtetuar nëse Hikmet mundet realisht t’a lëvizë ndonjërën pjesë të trupit apo jo, Xhavidana merr një gjìlpërë dhe nis t’a shpòjë nëpër gishta, për të parë nëse ai do reagojë. Gylsymi trèmbet e tëra dhe përpiqet t’a ndalojë.
Tòrturat e Xhavidanës ndaj Hikmetit vazhdojnë nga më mizòret dhe Hikmeti nuk reagon dot, por as Gylsymi nuk e ndihmon dot, sepse Xhavidana kthehet në një person shumë të frìkshëm, aq sa i thekson edhe Gylsymit se të gjithë duhet t’a kenë frìkë atë. Çaste më vonë, në shtëpinë e tyre do trokasë Shehrija, të cilën nuk e priste askush. Ajo kërkon të flasë veçmas me Emirin dhe Emiri pranon. Në bisedën e saj të shkurtër por domethënëse, Shehrija futet vetë garant se Nigari nuk e ka vjèdhur vàrësen.
Ajo i përgjèrohet Emirit që t’a rimendojë situatën dhe Emiri ia premton. Pas largimit të Shehrijes, Emiri i jep Gylsymit kompjuterin e tij për pak, sepse ajo i thotë se i duhet të kontrollojë diçka. Sipas planit të Xhavidanës, Gylsymi lë në historinë e kërkimit çmimet për vàrësen si ajo që ka humbur, që Emiri t’a shikojë dhe të dýshojë më tepër tek ajo. Në anën tjetër zbatohet një plan i frìkshëm. Erhani, i cili nuk heq dorë nga Narini, shkon në zyrën e Kemalit dhe fshèhurazi vë në tavolinën e tij fotografinë që ka pasur dikur me Narinin.