PREMTIMI/ Emiri bën të paprìturën në ditën e dasmës

Kemali shkon pranë Narinit në një formë ndryshe nga herët e tjera, duke mbajtur në dorë një kuti. Para saj, Kemali hap kutinë dhe një vàrëse shumë e shtrenjtë vezullon së tepërmi. Kemali ia ofron në formë dhurate, duke i thënë me përùlje se pavàrësisht se martesa tyre është bërë në mënyrë të rrème, prezenca dhe roli i saj në atë shtëpi nuk është aspak e rrème por tërësisht e vërtetë. Ai sqaron se sido të shkojnë punët, familja tij nuk është e plotë pa të, pas gjithçkaje që ajo ka bërë për Masallin e për të tjerët.

Mbi të gjitha, ai thekson se Masalli nuk është një fëmijë i lehtë për t’u afruar me të dhe fakti që ajo është bërë kaq e dashur tek Masalli, është një tregues i madh për rolin që ajo ka në atë shtëpi. Narini e falenderon por nuk e pranon. Ajo shkon në dhomë por Kemali ngulmon dhe shkon pas saj. Sërish me kutinë që ia drejton asaj, Kemali i thotë se ajo duhet t’a marrë së paku për hir të Masallit, jo për hir të tij. Ai ia lë në dorë dhe largohet duke i thënë se do jetë zgjedhja saj se çfarë do bëjë me atë vàrëse.

Nëse dëshiron, mund t’a hèdhë në kosh të mbèturinave por ai nuk do e marrë më mbrapsht. Në anën tjetër ndodhet Xhavidana. Ajo është i vetmi person që është në dijeni të gjendjes shëndetësore të Xhemresë. Frìka për të mos u zbuluar planet e errèta të Xhavidanës, e bëri atë që të krijojë një varg pròblemesh derisa Xhemreja përfundoi në kòma. Mjèkët e telefonojnë vazhdimisht për t’a mbajtur të informuar mbi situatën në të cilën Xhemreja ndodhet, ndërsa Xhavidana bën maksimumin që të flasë në fshèhtësi, pa e dëgjuar njeri.

Ndërkohë djali i saj Emiri, shkon në shtëpi në momentin që të gjithë po përgatiten për dasmën e tij dhe të Rejhanit. Kjo e fundit po konsultohet për të vendosur për pamjen përfundimtare, flokët dhe màkjazhin, por Emiri e merr paprìtur dhe duke e mbajtur në krahë, e dërgon në makinën e tij. Ai nuk pranon të qëndrojnë aspak të ndarë, prandej deri në limit të dasmës, ato do qëndrojnë vetëm për vetëm në jahtin e familjes së Emirit, ku ky i fundit ka përgatitur edhe një surprizë të vogël për Rejhanin.