AMANETI/ Nana çuditet nga letra e Seherit për Jamanin

Kàraja qëndron e mpirë para Dujgusë, për të cilën ndjen edhe kéqardhje të madhe për fatkèqësinë që plàga i ka shkaktuar por ndjen edhe shumë túrp që si shoqe e saj, nuk e ka pyetur kurrë se çfarë ka pasur që e ka bràktisur Aliun por ia ka hequr vizën duke e paragjykùar në largësi. Kàraja betohet se po t’a kishte ditur të vërtetën, nuk do i ishte larguar kurrë asaj. Kàraja e mirëkupton dhe me një përqafim, i shkrijnë të gjithë akujt që kishin mes tyre. Aliu në ato momente, ndodhet ende tek Jamuri.

Ajo ia ka hedhur ilàçin në çaj dhe Aliu e ka pirë atë çaj por Jamuri nuk arrin t’a mbajë aq gjatë në shtëpinë e saj sa t’a zërë gjumi aty, siç ajo e kishte bërë planin. Aliu del dhe rastësisht shikon Dujgunë, në makinën e të cilës futet menjëherë por Dujgu e shikon se ai nuk qëndron dot në timon dhe pa humbur kohë, ndërrojnë vendet. Jamuri i shikon plot xhelòzi dhe vendos t’i ndjekë nga pas. Ato mbërrijnë në shtëpinë e Aliut ku Dujgu kujdeset për të dhe teksa kujdeset, e humbet për pak që ai është aty dhe nis të mendojë me zë të lartë.

Aliu e dëgjon por përçartazi dhe sado që ngulmon që ajo t’i tregojë se çfarë po thoshte, Dujgu nuk e bën. Në derën e shtëpisë do trokasë Jamuri, ardhja e të cilës automatikisht largon Dujgunë por Aliu nuk e pranon as Jamurin brenda, për largimin e të cilës sàjon si jústifikim se ka nevojë të qëndrojë vetëm. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila dëbòhet nga dhoma e Jamanit pas komenteve të panevojshme që bën mbi Seherin e ndjerë dhe dashurinë që jo ka pasur me Jamanin, në mënyrë të anasjelltë.

Veçmas në dhomën e saj, Nana pyet veten se si një njeri aq i mirë sa ç’thonë se ka qenë Seheri, ka arritur të dashurojë një si Jamani, të cilin Nana e quan mízor. Mendimet e saj i ndërpret ardhja e punonjësve në shtëpi, të cilëve u tregon se Jamani nuk ndihet mirë por nuk u tregon se ka ngrënë nga byreku që ka bërë Ajnuri. Kur të gjithë largohen, Nana e paralàjmëron hapurazi Ajnurin, duke i parashtruar se e ka kuptuar çfarë ka bërë brenda në byrek, ndaj dhe i betohet se do e pësòjë kèq nëse do vazhdojë t’a bezdìsë.