AMANETI/ Seheri refuzon ftesën e Azizit

Seheri nxiton për tek Jamani që t’i tregojë se çfarë ndodhi në shtëpinë ku ishte, se e kujtoi Zuhalin e çdo gjë tjetër. Jamani e qetëson dhe sëbashku shkojnë edhe njëherë në atë shtëpi por shikojnë se Zuhali ia ka mbàthur. Seheri qetësohet që nuk e ka vràrè, ndërsa Jamani kontrollon gjithandej dhe zbulon hèlmin në kuzhinë. Seheri tregon se si shpëtoi pa e pirë gotën e çajit dhe më pas i tregon se gjithçka iu kujtua për shkak të një fotoje të vàrur në mur, ku është fotografuar Jamani me Jusufin krahas saj.

Ajo i tregon Jamani edhe gjithçka tjetër që Zuhali i ka thënë gjatë asaj kohe, vetëm që t’i ndante ato të dy nga njëri tjetri. Jamani me Seherin rikthehen në shtëpinë e tij, në vilë, ku Jamani do telefonojë edhe Azizin për t’i treguar gjithë të vërtetën se kush është Zuhali. Azizi shòkohet i tëri dhe premton se do e mbajë aty Zuhalin nëse i shkon në punë, ndërsa më pas telefonon Seherin. Ai i thekson se në raste të tilla, njeriu mund të ketë nevojë të rrëfejë gjithë dràmën e ndodhur, ndaj e fton në klìnikën e tij.

Seheri e falenderon por refuzon, duke thënë se ka nevojë vetëm që të pushojë në shtëpi. Paralèlisht, Jamani me Nedimin dalin për të kërkuar Zuhalin por kjo e fundit, arrin të futet në bagazhin e makinës me të cilën do merret Jusufi nga shkolla dhe kështu arrin të futet deri në shtëpinë e Jamanit, lehtësisht. Në anën tjetër ndodhet Dujguja, që po vijon të mbàhet pèng nga Ertugruli. Hapurazi, ai i thotë se do marrë hàkun e vëllait tek Jasemini dhe për t’ia vërtetuar këtë, ai i mundëson lidhje direkte me pamje nga vendi ku ndodhet Jasemini.

Për të është hapur një vàrr i madh, e kanë hèdhur brenda të lìdhur nga duart e këmbët dhe kanë filluar t’a mbulojnë me dhe. Jasemini vetëm kërkon falje nga motra saj, ndërsa Dujguja ulèret. Dujgu i betohet Ertugrulit se vëllai tij ka vdèkur nga aksìdenti, nuk e ka vràrè ajo. Madje ofron edhe veten, që Ertugruli t’ia màrrë asaj jetën nëse do të hàkmerret, por më kòt. Për fatin e Dujgusë, Aliu me Fëratin nuk i ndalojnë për asnjë çast përpjekjet. Ato mbërrijnë në vendin ku po mbahet pèng Dujguja, në momentin më krìtik të situatës dhe e shpëtojnë atë.