Parsi përpiqet të bëjë ndonjë gjë për motrën e saj, për kèrcènimet që Seda dhe Engini kanë për të. Ai takohet me Jektain, për të shikuar nëse mund të gjejnë ndonjë zgjidhje që të shpëtojnë profesionin e Nevasë por provat kúndër saj janë aq të forta saqë nuk bëjnë dot asgjë. Détyrimisht, Parsi i tregon asaj situatën në të cilën ndodhet dhe Neva thuajse humbet torùan. Ajo betohet se nuk jeton dot nëse ia marrin profesionin nga duart, ndërsa Parsi thekson se nuk ka në dorë asgjë. Por Engini nuk ka vendosur në rrezìk vetëm Nevanë.
Ai ka vendosur së tepërmi edhe të tjerë, ku mes tyre është edhe Çinari. Ky i fundit, për t’i shpëtuar bùrgut që i rrezìkohet, vendos të largohet jashtë vendit duke fálsifikuar një pasapòrtë por në vendin ku pretendon të marrë pasapòrtën, përballet me gjyshin e tij, i cili e pret si të mos ishte gjyshi i tij por një i huaj. Çinari largohet me vrap që aty, ndërkohë që në shtëpinë e tij, Metini qëndron kokëulùr para Xhejlinës, duke mos e kùndërshtuar dot në asnjë fjalë dhe duke thënë se çfarë ka bërë ai, është tótalisht e pafálshme.
Xhejlina i drejtohet derës për t’u larguar por nga pas i shkon motra e vogël e Ilgazit që ka dëgjuar gjithçka dhe i përgjèrohet asaj që të mos ia dërgojë në bùrg babanë. Xhejlina gjithashtu mes lòtësh, largohet pa thënë asnjë fjalë. Ilgazi i shkon asaj nga pas dhe i betohet se nuk i ka treguar gjë më parë për atë që ka bërë babai i tij, sepse kishte fríkë se do e humbiste dhe ende ka të njëjtën fríkë, ndaj hapurazi i lutet që të mos largohet. Megjithatë, Xhejlina largohet. Ajo mezi pret mëngjesin e të nesërmes për t’i shkuar pranë Erdemit.
Xhejlina dëshiron të dijë nëse Erdemi ka qenë në dijeni të asaj çfarë ka bërë Metini dhe lumturohet kur bindet që ai nuk ka qenë fare në dijeni. Xhejlina gjithashtu mëson se Metini nuk e paska dashur Xhejlinën si avòkate të Çinarit. Ky i fundit, ende nuk e si se si Engini e ka mësuar që ai ka vràrè Zaferin. Çinari është trádhtuar nga shoku i tij Serdari, i cili e ka parë Çinarin duke u përlèshur me Zaferin para várrit të Inxhit, i ka treguar Enginit dhe me urdhër të tij u është vënë nga pas deri në fund.