Masalli shikon babain e saj dhe Narinin duke u përgatitur për dasëm dhe natyrshëm i lind pyetja se përse ato nuk janë martuar me dasëm siç po bën Emiri me Rejhanin. Kemali e jùstifikon atë gjë duke thënë se ka qenë shumë i ngarkuar dhe Narini nuk ngulmoi, prandaj nuk e bënë fare. Pasi i përgjigjen Masallit, Narini bën gati veten e saj për dasëm por heziton nëse duhet t’a vendosë apo jo vàrësen që Kemali i dhuroi. Fillimisht mendon se me atë veprim do tràdhtonte të dashurin e saj tanimë të vdèkur, por më pas ndërron mendje.
Ajo zbret pranë të tjerëve në sallon, me fustan të gjatë dhe vàrësen që vezullon nga larg. Komplimentet janë të panumërta për të por Narini vijon të jetë modeste. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhavidana, e kuruar, e qetë dhe e buzëqeshur sepse ajo është e sigurtë që dasma atë ditë nuk do bëhet, pasi këtë e ka realizuar me Talazin, pasi dëgjoi një bisedë telefonike të Emirit kur po e planifikonte atë shëtitje surprizë. Me një shumë të madhe parash, Xhavidana e ka vënë sërish Talazin nèn shërbimin e saj.
Ajo buzëqeshje dhe qëndrim i qetë i saj, do bien në sy të Ojës, e cila e njeh mjaft mirë kunatën e saj dhe pretendonte që Xhavidana atë ditë të mos vishej fare në mënyrë të veçantë dhe të mbante zì që po i vjen në shtëpi nusja e pàdëshiruar. Megjithatë, fokusi Ojës është tek vëllai saj Hikmeti, të cilin e gëzon duke i thënë se kësaj rradhe, ajo martesë që ai vetë planifikoi i pari, do bëhet me dashuri të madhe mes të rinjve. Por të rinjtë, Emiri dhe Rejhani, në ato momente janë shumë të painformuar mbi çfarë është planifikuar kùndër dasmës së tyre.
Ato po vazhdojnë me shëtitjen në det të hapur, ku Emiri i tregon Rejhanit një anë tjetër të tij, që shfaq lidhjen e tij me artin dhe arkitekturën, teksa i flet mbi çdo ndërtesë të veçantë e të lashtë të qytetit të tij. Sapo marrin të kthehen, ato vërejnë se diçka është prìshur dhe kanë ngelur aty, sepse nuk ka as valë për të lajmëruar njeri. Dasma anùllohet por Sunës ia transmetojnë në një formë tjetër që të mos mërzìtet. Por ajo formë, e irrìton ende më shumë Sunën që ndihet sikur e trajtojnë si fëmijë, prandaj mëngjesi i të nesërmes e gjen të arràtisur.