Gylsymi merr udhëzimet e detajuara nga Xhavidana, që plani tyre të funksionojë sa më mirë dhe sa më shpejt, duke pasur qëllim bùrgosjen e Rejhanit. Në shërbim të atij plani, Gylsymi shkon pranë Rejhanit për t’i kthyer mbrapsht vàrësen që ajo i ka dhënë njëherë, me jùstifikimin se nuk e vendos dot në qafë pasi personat në shtëpi mund t’a shikojnë me syrin se ajo e ka vjèdhur edhe atë vàrëse. Rejhani i betohet se diçka e tillë nuk ndodh kurrsesi por pavàrësisht këmbënguljes së Rejhanit, Gylsymi nuk e merr më atë vàrëse.
Megjithatë, sipas planit, ajo tregon se një tjetër vàrëse i ka mbetur në mendje kur e ka parë në një argjendari dhe do donte që t’ia blinte, ndaj Rejhani i premton se menjëherë të nesërmen do ia marrë. Sa për atë natë, ajo bie të flejë e lodhur nga projekti i shkollës që e ka lodhur dhe sërish nuk e ka lumturuar sepse nuk është aq mirë sa ajo shpresonte se do i dilte. Pa e lëvizur nga gjumi Rejhanin, Emiri e merr përsipër atë projekt dhe e kryen vetë, duke i dhënë një rezultat mëse fantastik. Sakaq, në anën tjetër ndodhet xhaxhai tij Kemali, dhe Narini.
Ato bisedojnë deri shumë vonë atë natë, ku Narini tregon me buzëqeshje se si e ka marrë vendimin që në vogëli se do ishte mjèke kur të rritej dhe me po aq buzëqeshje, e dëgjon edhe Kemali, derisa i zë gjumi të dy. Gjumi tyre atë natë do ndërpritet shumë shpejt nga një telefonatë që vjen për Narinin, në të cilën Narinit i kërkohet të shkojë me nxitim në spìtal për të operuar një rast emèrgjent. Kemali e shoqëron dhe për shkak se operimi do zgjasë shumë, atë e zë gjumi në divanin e pritjes para sallës së operimit.
Narini del nga salla e operimit vetëm pasi lind dielli, por lumturohet edhe që operimin e kreu me sukses, edhe që Kemali ka pritur gjatë gjithë natës për të. Megjithatë ndjen kèqardhje për lodhjen e tij të panevojshme, ndaj i kërkon që të shkojë në shtëpi e të pushojë. Ndonëse shkon, Kemali kujdeset për operacionin e saj të parë që shkoi me kujdes dhe i dërgon me porosi një buqetë me lule, në zyrën e saj. Po atë mëngjes, nipi i tij do i dhurojë një lumturi po aq të madhe Rejhanit, kur kjo e fundit kupton se ai ia ka përfunduar projektin.