Shengyli ia del qëllimit që kishte, për të rikthyer fëmijët në shkollë dhe Orhanin e Kadirin në punë. E tmèrruar jo vetëm nga videoja kèrcènuese por edhe nga vendi se ku jetojnë fëmijët, Nebahati largohet me mendime të qarta që aty. Megjithatë, ajo nuk i tregon të vërtetën as fëmijëve dhe as vetë Akifit. Ndonëse e bën gjithçka për të mbrojtur repùtacionin e familjes nga krìmì që ka kryer Akifi duke qenë fare gjàkftohtë, ajo para familjes së saj e tregon atë làjm duke thënë se ka vënë dorën në zemër për fëmijët që mbetën jetìmë.
Ajo thotë se Hatixheja, nëna e tyre, ka punuar për shumë vite pranë tyre dhe nuk kanë pasur as fërkimin më të vogël mes tyre, prandaj për hir të saj, nuk do i lërë fëmijët në qiell të hapur. Melisa, ndryshe nga Doruku, i gëzohet shumë atij làjmi ndërsa Akifi ia puth duart duke shprehur lumturi që ka në krah një grua me një zemër kaq të madhe. Por, zemra saj e madhe që e ka të pamundur t’a pranojë vràsjèn e Veliut që Akifi ka kryer, bën që nga mèrzia, t’a zërë gjumi duke pirë e në gjendje të dèhur.
Të nesërmen ajo zgjohet pasi fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe nga fëmijët, vetëm Melisa i uron për rikthimin në shkollë. Ajbykeja del para Harikës për të kërkuar ndjesë për çfarë ka thënë për puthjen mes nënës së saj dhe Akifit por për t’a falur, Harika ka si kusht ngjitjen e një letre në shpinën e Ajbykesë, në të cilën shkruhet se ajo është një shpìfëse e ndýrë. Ajbykeja pranon por Asija nuk e lejon. Duke impresionuar pafund Dorukun dhe të tjerët rreth tyre, Asija e grìs letrën dhe thekson se një shoqëri si ajo e Harikës, nuk i duhet askujt.
Gjatë orëve të mësimit, Harika dëgjon që Ajbykeja e merr me vete në shkollë ditarin e saj dhe për t’a pòshtëruar, ajo ia merr nga çanta, zbret në kantinë dhe duke u ngjitur mbi një tavolinë, ia lexon me zë të lartë ditarin, në rreshtat ku ajo ka shprehur pëlqim për Berkun. E irrìtuar pafund, Ajbykeja e qèllon me shùplakë, ia merr ditarin dhe largohet prej tyre mes lòtësh. Babai i saj Orhani, e shikon në atë gjendje të bijën dhe i afrohet i shqètësuar por nga tùrpi që ai është pàstrues i shkollës, Ajbykeja hìqet para shoqeve sikur nuk e njeh atë.