Rafeti mëson se djali i tij Sedati është kthyer në shtëpi në gjendje aq të dèhur saqë i është dashur Hajriut t’a mbante për krahësh. Gjatë kohës që Rafeti flet me Hajriun, Ferideja po krìtikon Nalanin që është kthyer në shtëpi duke e lënë bashkëshortin në një festë por kur Selena e bën këtë akùzë para saj, Ferideja nuk e lejon të flasë. Ato debàtojnë jashtë dhomës së çiftit, në derë, ndërsa brenda në dhomë, Nalani merret me telefonatat e panumërta që i vijnë Sedatit nga vajzat me të cilat ai ka shkëmbyer numrin atë natë.
Si të mos mjaftonte, në shtëpi do vijë i dèhur edhe Leventi, bashkëshorti i Selenës. Kjo e fundit ndihet e tùrpëruar sepse sapo krìtikoi Nalanin për gjendjen e bashkëshortit, ndaj e kthjellon Leventin duke i thënë se ai nuk është kushdo që të dèhet, por është bashkëshort i Selena Korollusë dhe sipas atij statusi duhet të sillet. Për gjithë atë situatë të ndodhur, Rafeti fàjëson Gylxhihanën, në mesin e të gjithëve. Madje, ai i thotë se ashtu siç ka rritur fëmijë që nuk janë të denjë për mbiemrin e tij, as ajo vetë nuk është e denjë për mbiemrin e tij.
E lènduar pafund nga fjalët e rènda dhe të pamenduara të Rafetit, Gylxhihana nuk duron më, por në heshtje, pa i thënë askujt dhe pa treguar që ato tanimë janë të divòrcuar, ajo përgatit valixhen e saj dhe largohet nga shtëpia kur të gjithë po flejnë. Atë e shoqëron Hajriu si shofer, i cili dètyrimisht betohet se nuk do tregojë se ku po shkon ajo. Pa asnjë pasuri në emër të saj, qoftë në formë prone apo parash, Gylxhihana pranon ndihmën e Xhavitit që i ofron asaj një prej shtëpive të tij.
Xhaviti e pret me krahët hapur, pa pasur asnjë pritshmëri nga ajo dhe duke e dëgjuar teksa ajo shpreh zhgènjimin që Rafeti i ka shkaktuar me gjithçka që bëri. Ajo thekson se Rafeti, paska pritur shkakun më të vogël që të hiqte dorë nga martesa tyre mëse 30 vjeçare. Sakaq, personi që i dha fund martesës së tyre duke ndarë me Rafetin dashurinë e rinisë mes Gylxhihanës dhe Xhavitit, është nëna e Perës. Pas hàkmarrjes së bujshme që bëri duke dèmtuar edhe të bijën, ajo përfundon në prag fàlimentimi por situatën e fshèh nga Pera.