Vajza në dritare/ Rafeti trònditet nga gjendja e familjes së tij

Ardhja e Sedatit në shtëpi duke e mbajtur Hajriu nga krahët, do i zgjojë të gjithë nga gjumi. Fillimisht është Nalani që krìtikohet nga nëna e saj që është kthyer në shtëpi duke e lënë Sedatin në një klub nate, ndërkohë që dihet nga të gjithë papërgjegjshmëria e tij. Edhe pse vetë e fàjëson Nalanin, Ferideja nuk ia pranon Selenës të tilla akùza ndaj saj. Selena për vete e ndëpret bisedën sapo dëgjon që në shtëpi vjen edhe bashkëshorti i saj Leventi, edhe ai në gjendje të dèhur aq sa me zòr e mbajnë këmbët.

Rafeti tmèrrohet nga gjendja e familjes së tij dhe për Muzon e zhdùkur dhe dy të tjerët e dèhur, ai fàjëson vetëm Gylxhihanën. Rafeti thotë para të gjithëve se ajo nuk ka ditur t’i edukojë fëmijët dhe i ka sjellë në një pikë ku nuk janë fare të denjë për mbiemrin që mbajnë dhe gjithashtu thotë se as ajo vetë nuk është fare e denjë për mbiemrin që ka mbajtur për vite me rradhë. Ato fjalë konsiderohen si një dèbat i rèndomtë në familjen e tyre dhe përveç Dujgusë, askush tjetër nuk e kupton se ato fjalë tregojnë që tanimë Gylxhihana nuk mban atë mbiemër.

Personi që solli fundin e martesës së tyre, është nëna e Perës, e cila në mënyrë tendecioze i tregoi Rafetit se Xhaviti dhe Gylxhihana ia kanë fshèhur lidhjen që dikur kanë pasur. Edhe pse e përfundoi hàkmarrjen ndaj Rafetit duke përdorur ndjenjat e së bijës, ajo sërish nuk është e lumtur, sepse tani e kanë zènë pròblemet ekonomike. Ajo është në prag fàlimentimi por nga sìkleti që përjeton, diçka të tillë ajo e mban të fshèhtë nga vajza e saj, Pera. Sakaq, atë natë, bëma të tjera do ndodhin në familjen Korollu.

Nalani do përballet me telefonata të njëpasnjëshme në celularin e Sedatit që ka shkëmbyer numrin me çdo femër që i është afruar, ndërsa në dhomën tjetër, Selena kthjellon Leventin nga pirja, duke i thënë atij se ai nuk është si kushdo tjetër por është bashkëshort i Selena Korollusë dhe si i tillë duhet të sillet. Gjatë asaj kohe, nëna e saj, në heshtje, bën gadi valixhen dhe del nga shtëpia në të gdhirë, pa i treguar njeriu. Duke mos pasur asnjë pronë në emër të saj, Gylxhihana pranon shtëpinë që Xhaviti hap vetëm për të, duke ia lënë tërësisht asaj dhe për atje, do e shoqërojë Hajriu që premton t’a mbajë sèkret vendin.