Talazi, si pjesë e planit të errèt të Xhavidanës, po pret përballë argjendarisë ku do zhvillohet gjithçka. Ai i shikon nga larg Gylsymin dhe Rejhanin por mbetet gojëhapur kur Gylsymi nis të dridhet derisa bie në tokë pa ndjenja. Rejhani e tmèrruar ulèret për ndihmë dhe në ndihmë i shkon vetë argjendari i asaj argjendarisë ku planifikohej vjèdhja. Gylsymi vjen në vete dhe që aty, rrjedhimisht dètyrohen të kthehen në shtëpi, duke mos i vazhduar as planet e Rejhanit, as planet e fshèhta të Xhavidanës.
Mendja e Rejhanit mbetet tek Gylsymi, se çfarë po ndodh me shëndetin e saj dhe çfarë mund të bëjë për të, si motra e madhe që është. Emiri e kupton se në çfarë mendimesh është përhumbur Rejhani, ndaj i premton se do rregullohet gjithçka me të, në kohën më të shkurtër. Në momentin që ato flasin për Gylsymin, Xhavidana i shkon asaj në dhomë, me qëllimin për t’a krìtikuar shumë ashpèr që e solli mbrapsht gjithë planin e saj. Gylsymi pretendon të shfàjësohet duke thënë se nuk është fare mirë me shëndet por Xhavidana nuk e merr parasysh.
Ajo e përqèsh gjendjen e saj, derisa në dhomë vjen Rejhani dhe detyrimisht, Xhavidana largohet. Në anën tjetër, shoqen e Rejhanit, Narinin, e ka zënë gjumi nga lodhja e tepërt. Ajo nuk e përfundon dot as darkën që Shehrija i kishte përgatitur për të dhe Kemalin, ndërsa ky i fundit, duke ndjerë kèqardhje për lodhjen dhe pagjumësinë e saj, gjen guximin t’i afrohet dhe t’i japë një puthje në ballë, pa e menduar aspak se Narini mund t’a ndjejë. Kjo e fundit, e ndjen, hap sytë kur ai kthen shpinën dhe vetë e ka të vèshtirë t’a besojë çfarë ndodhi.
E mbushur edhe ajo me dashuri për të, gjestin ia kthen kur shkojnë në dhomë. Kemali si gjithmonë vijon të flejë në tokë por Narini dëshiron të sigurohet se ai nuk ka të ftohtë në tokë dhe sapo ai mbyll sytë, ajo ngrihet nga shtrati saj dhe i shkon pranë për t’a mbuluar. Ajo natë mbyllet me aq ndërsa mëngjesin e të nesërmes, në punë, Narinit i shkon pranë Rejhani, për të vizituar Gylsymin. Narini kryen konsultën dhe i bën anàlizat e duhura, nga të cilat, dýshimi më i madh është që ajo mund të ketë epìlepsi.