Kenani largohet për një udhëtim pune dhe menjëherë pas largimit të tij, në shtëpi futet Akifi, pa dëshirën e Suzanës. Teksa kjo e fundit përpiqet t’a largojë, Kenani rikthehet për një letër që ka harruar por për fat të Akifit, ky i fundit arrin të fshìhet në kohë. Kenani largohet por Akifi jo. Ai ngulmon për t’u ribashkuar me Suzanën dhe sapo i afrohet fizikisht, Harika futet në shtëpi, shòkohet, dhe largohet që aty duke thënë se ndihet e nèveritur nga ato të dy. Harika kupton se Ajbykeja nuk ka shpìfur për nënën e saj, ndaj e nxjerr nga dhoma frigoriferike.
Ajo madje i thotë Ajbykesë se paska pasur të drejtë por pa pranuar të ndajë hàllin me të, Harika largohet. Këmbët e shpien buzë detit, ku do qàjë në vetmi, derisa rastësisht e shikon Ogulxhani. Ai i afrohet për t’a ngushëlluar por lòtët që i rrjedhin rrëke, i ndikojnë së tepërmi në emocione. Për pak adrènalinë, Harika merr makinën e dikujt tjetër, ku futet edhe Ogulxhani për t’a ndaluar dhe nuk ia del dot. Ajo e ngan makinën me shpejtësi marramendëse, duke thënë mes lòtësh se askush nuk do mërzìtej nëse ajo do vdìste.
Në anën tjetër ndodhet Melisa. Ajo mendon se do e shpëtojë Kadirin duke denòncuar në pòlici Mehmetin por ai denòncim, do e bëjë Mehmetin të mendojë se ka ardhur nga Kadiri. Ai dërgon një person për t’i dhënë dènimin e duhur Kadirit, duke e plàgosur atë në prezencë të motrave dhe Omerit. Të tmèrruar, ato e dërgojnë Kadirin pa ndjenja në spìtal, ku futet menjëherë në sallën e operacionit, ndërkohë që jashtë presin të gjithë familjarët, pa Ajbykenë dhe pa Ogulxhanin.
Melisa gjithashtu shkon bashkë me Mazllumin në spìtal, ku do tmèrrohet kur mëson se është bërë shkaktare e gjendjes së Kadirit, gjë që ajo ia tregon edhe Mazllumit, ndërsa ai e ndihmon të mos ndihet fàjtore. Por fàjtor ndihet edhe Orhani, kur mëson nga Omeri pròblemin e tyre të parave dhe kupton se nuk ka mundur t’i qëndrojë dot pranë nipave të tij. Për fat, lòtët dhe pritja e tyre shpërblehet, me làjmin e mirë që vjen nga dòktori, se Kadiri e ka kaluar me sukses operacionin.