Suzana nxiton për në kòmisariat që të nxjerrë vajzën e saj Harikën dhe Ogulxhanin por Harika vijon t’i mbajë aq shumë mèri saqë në prezencë të Ogulxhanit, thotë se ajo nuk është fare nëna e saj. Kur shkojnë në shtëpi, Suzana tregon se nuk do e ndalojë Harikën nëse ajo do t’i tregojë babait të saj për lidhjen me Akifin, pasi nuk e ka më pròblem, për shkak se nga Kenani është lodhur pafund me mungesën e vëmendjes së tij, dashurisë së cùnguar dhe pòshtërimeve të njëpasnjëshme duke e urdhëruar edhe se çfarë duhet të veshë.
Së fundmi, Suzana thotë se do divòrcohet nga ai por Harika mes lòtësh i përgjèrohet që të mos e bëjë. Nata kalon me aq ndërsa mëngjesin e të nesërmes, Harika shkon në shkollë, duke u rikthyer në versionin e saj të mëparshëm, qoftë edhe me Ogulxhanin. Berku i shikon ato të dy duke pëshpëritur me njëri tjetrin dhe e vetmja gjë që arrin të dëgjojë, është që kanë qenë sëbashku natën e shkuar. Berku ia përcjell menjëherë Dorukut atë që dëgjoi, ndaj Doruku merr me fòrcë Ogulxhanin në tùalet për t’i kërkuar llogari.
Sado që tenton, Doruku nuk ia del dhe kështu i drejtohet Harikës për të mësuar nga ajo se çfarë ka ndodhur mes tyre, por edhe Harika i përgjigjet përciptazi, pa e pranuar se ka qàrë në supin e Ogulxhanit. Ndërkohë në tùaletin e vajzave, Ajbyke vëren bylyzykun e Kadirit në dorën e Melisës dhe kupton se ajo ka një pëlqim për të, gjë që Melisa në mirëbesim, ia pranon. Ajbyke largohet e gëzuar që aty por brenda fare pak çastesh, mëson se shkolla tyre do garojë me shkolla të tjera për interpretimin e një kënge, me një vegël muzikore dhe një solist.
Doruku është përzgjedhur si kitarist por i mungon një soliste. Të gjitha që provojnë të këndojnë, nuk pranohen as nga Doruku dhe as nga drejtori tyre që i shoqëron në prova, derisa shfaqet Asija. Kjo e fundit, futet me qëllimin që të fitojë paratë e çmimit të parë kur të konkurojnë dhe për fat, pranohet me bindje të plotë edhe nga Doruku edhe nga drejtori. Sakaq, shkolla përfundon dhe Melisa shkon të takojë Kadirin që del nga spìtali. Në një rrëfim të sinqertë për dencòncimin që ka bërë, Melisa qàn kur shikon shqètësimin që përjeton Kadiri nga frìka se mos usta Mehmeti do hàkmerret edhe ndaj saj.