Rafeti gjen Gylxhihanën dhe Xhavitin me rroba gjumi në të njëjtën shtëpi dhe bindet se ato janë rikthyer me njëri tjetrin menjëherë pas divòrcit që ai bëri me Gylxhihanën. Xhaviti nxiton pas tij për t’iu betuar që nuk është siç ai po mendon por Gylxhihana i kërkon të mos e bëjë, duke thënë se Rafeti shikoi atë që donte prej kohësh të shikonte, ndaj nuk ia vlen më me të. Në po të njëjtën kohë, një tjetër çift merr fund përfundimisht. Alpi donte një tjetër shans për martesën e tyre, derisa zbuloi që Xhana e ka gènjyer duke i thënë se ka abòrtuar.
Për një çast, Alpi humbet tòruan dhe ia vendos duart në fýt me qëllimin për t’a mbýtur por nuk e bën. Ai e dèbon nga shtëpia duke i dhënë me vete vetëm një çantë dhe duke ia ndaluar t’i takojë edhe fëmijët. Xhana e dèshpëruar, telefonon Gylxhihanën për ndihmë dhe ajo nuk e kthen mbrapsht. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Muzo, i cili e ka parë Nalanin duke u përqafuar me Hajriun por nuk u ka shkuar pranë, nuk i ka vënë në sìklet duke u thënë se i ka parë. Nalanit nuk i thotë asgjë as më pas, ndërsa Hajriut po.
Muzo i kërkon Hajriut që t’a bëjë punën siç duhet, si dhe t’a lajmërojë për çdo largim që ka nga shtëpia, sado herë që largohet gjatë ditës. Brenda në shtëpi, Nalani futet dhe gjen Selenën në një tjetër mision qòrtues e urdhërues para të gjithëve, ndaj i del ajo përpara dhe i kërkon që të tentojë t’a dojë pak veten, pasi ndoshta, duke e dashur veten, do mund të bëhet pak më e ëmbël dhe pozitive. As Leventi vetë, bashkëshorti i Selenës, nuk e kùndërshton Nalanin në ato moment dhe madje e aprovon me mìmika fytyre.
Selena tenton t’u hàkërrehet të gjithëve por merr një telefonatë që do e shpërqëndrojë. Në telefon, Xhaviti i jep adresën e shtëpisë ku po qëndron nëna e tyre dhe i sugjeron t’i shkojë sa më parë pranë, pasi ka nevojë për të. Selena nxiton për tek nëna saj ndërsa Nalani nxiton për tek Tako dhe Dondyja, sapo gjen letrën e rradhës kèrcènuese, në dhomën e saj. Më e ashpèr se kurrë, Nalani u bën të qartë se askush, për asnjë arsye nuk do u futet në dhomë, përveçse me lejen e saj, ndaj ua merr edhe të gjithë çelësat rezervë.