Nalani nis të kërkojë letra me shkrim dore gjithandej nëpër shtëpi, për të krahasuar shkrimin me letrat kèrcènuese që po merr, me shpresën se do e gjejë kush po e kèrcènon. Tako e shikon shumë të shqètësuar dhe ndonëse për vete as që e di se çfarë shkruhet në letrat që i lë në dhomë e asaj, për hir të saj, ai i kërkon Alpit që t’a lënë me aq lojën që po bëjnë por Alpi refuzon. Ndërkohë Nalani lodhet dhe heq dorë nga kërkimet që po bën. Asaj i shkon në dhomë Muzo, për një bisedë shumë të thellë dhe emocionale.
Fillimisht ai i tregon se e ka kuptuar që ajo híqet si e lumtur edhe pse nuk është, më pas i bën të qartë se atë do e ketë në krah gjithmonë, në çfarëdo lloj situate që të jenë. Gjatë asaj kohe, për Nalanin po përpiqet edhe Ferideja. Ajo i shkon Gylxhihanës pranë, në shtëpinë ku Gylxhihana po qëndron dhe madje po pret edhe Xhanën. Përveç Gylxhihanës, në shtëpi ndodhet edhe Selena, të cilën Ferideja tanimë e quan “fúrtuna e verdhë”. Ajo e vëren se të dyja, si Gylxhihana ashtu edhe Selena janë shumë të paníkosura.
Mes temave që ato hapin, Ferideja përmend edhe Xhanën, për të cilën Gylxhihana gènjen me gojën plot, duke thënë se ajo e ka hèqur fëmijën dhe nuk kanë të bëjnë më me të. Por Ferideja vijon të jetë dyshùese. Ajo kërkon të përdorë túaletin para se të dalë nga shtëpia por dera e vetme e hapur në katin e sipërm, është dera e tùaletit, ndaj Xhana nuk ka vend tjetër për t’u fshèhur. Ajo futet në túalet, fshíhet në një cep dhe për fat, Ferideja nuk e shikon. Ferideja largohet pa kuptuar gjë, ndërsa për Xhanën, po përpiqen edhe persona të tjerë.
Personi tjetër është Xhaviti, i cili ka mësuar bëmat e Alpit dhe për t’a ndihmuar me bòrxhet që ka, i vendos kusht të mos i shkojë më pranë as Xhanës as fëmijëve si dhe të mos i ngrèjë më kurrë dorën një femre, kushdoqoftë ajo. Në heshtje, Alpi pranon. Sakaq, Nalani gjen një tjetër dhuratë modeste nga Hajriu që nuk heq dot dorë nga ajo. Ai i ka sjellë sërish lulen e manjolës dhe sëbashku shkojnë buzë detit për të biseduar. Hapurazi, ai i thotë se nuk do largohet prej saj, sado që ajo t’ia kërkojë diçka të tillë. Gjatë asaj kohe, Sedati e telefonon Nalanin por kjo e fundit nuk i përgjigjet.