Nalani bën një ballafaqìm shumë të hapur me Feridenë, të cilën e pyet se përse duhet të jetë e lumtur në jetë, kur gjithë jetën ka frymuar për të ruajtur nderin e familjes dhe tani të gjithë presin që ajo të ketë një fëmijë me Sedatin, edhe pse ajo nuk do donte që fëmijët t’i ngjanin babait të tyre dhe për më tepër, duhet t’i rrisë ato fëmijë me Gylxhihanën, gjë që gjithashtu nuk e do. Mëse e qetë, Ferideja i thotë se nuk është e dètyruar t’a durojë Sedatin dhe nëse do, mund të ndahet nga ai.
Fjalët e Feridesë e shòkojnë Nalanin, e cila bie dakord me këshillën, që t’a provojë për herë të fundit nëse do i ecë me Sedatin apo jo. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Selena. Ajo futet në zyrë për të vazhduar punën, kur gjen personin më të paprìtur, duke e pritur atë. Ai person është ish i fejuari i saj, Emiri, i cili ndodhet aty për të vazhduar punën që babai i tij, si një ortàk i kompanisë, nuk ka mundur t’a kryejë dot për shkak të një tjetër udhëtimi pune. Emiri vijon të jetë çapkën, si gjithmonë, ndërsa Selena vetëm sa shòkohet nga ai çdo sekond e më tepër.
Pasi kryejnë bisedën për punën, Emiri e fton të darkojnë sëbashku në të njëjtin vend dhe të njëjtin orar që ato kanë pasur si takim gjithmonë. Ndonëse Selena ia refuzon ftesën, Emiri është i bindur që ajo do paraqitet në takim. Mendjen konfuze të Selenës, do e konfuzojë shumë më tepër edhe babai i saj Rafeti, i cili mbledh gjithë familjen për t’u treguar se ai dhe Gylxhihana janë divòrcuar. Rafeti nuk tregon aspak arsyen përse janë divòrcuar por u thekson të gjithëve që t’i qëndrojnë asaj sa më pranë.
Rafeti u kërkon të jenë sa më në shërbim të nënës së tyre dhe me aq e mbyll bisedën. Pas atij darkimi të bùjshëm, Nalani merr një telefonatë nga Bilura që i tregon se në klubin ku ajo ka shkuar atë natë, ka parë edhe Sedatin. Nalani është në dijeni se ku ndodhet Sedati por ngulmimi i nënës së saj dhe Bilurës për t’i shkuar pranë, e bëjnë që të përgatitet për atje. Nalani vishet e kurohet dhe shkon vetë në klub por në derë të klubit, shikon Sedatin që po del nga klubi, i shoqëruar nga shokë por edhe disa femra të panjohura.