Vajza në dritare/ Nalani merr zhgènjimin e rradhës nga Sedati

Nëna e Perës vijon të jetojë krìzën e kompanisë, pa i thënë asgjë Perës, sepse shpresën e ka tek ajo, që Pera të rikthehet me Muzon dhe ndërmjet pasurisë së Rafetit, të shpëtojë kompaninë e saj. Ajo e màshtron Perën, duke u hèqur si e sëmùrë e duke e shpjeguar gjendjen e saj tek thotë se është sëmùrur nga strèsi pasi nuk duron dot faktin që për shkak të saj është ndarë Pera nga Muzaferi. Përtej këmbënguljes së nënës, Pera nuk pranon që t’i dalë përpara Muzaferit apo ndonjërit nga familja e tij.

Sakaq, motra e Muzos, Selena, përballet me një të paprìtur shumë të madhe. Në zyrën e saj, ajo do gjejë ish të fejuarin e saj, Emirin, i cili ka ardhur pa lajmëruar dhe siç ka qenë kur ishte krah Selenës, ende është shumë çapkën. Emiri ndodhet aty në vend të babait të tij, që gjithashtu është ortàk i Rafetit dhe në pamundësi të babait të tij që të paraqitet për punën e lënë në gjysëm, ka ardhur Emiri. Selena fare ftohtë përfundon me të bisedën për punë dhe e fton të largohet ndërsa Emiri hap një tjetër bisedë.

Shkurtimisht, ai e fton të takohen në mbrëmje në restorantin e tyre të preferuar, aty ku shkonin gjithmonë, dhe në të njëjtin orar që takoheshin gjithmonë. Selena e refuzon por ai nuk bindet aspak. Mendjen konfuze të Selenës, do e tròndisë edhe Rafeti, i cili i tregon asaj dhe gjithë familjes se ai dhe Gylxhihana janë divòrcuar. Ai nuk u tregon arsyen përse dhe as që i lejon të komentojnë por vetëm rapòrton dhe u kërkon që t’i qëndrojnë pranë asaj, në çdo kërkesë e nevojë që Gylxhihana mund të ketë.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Nalani. Ajo konsumon një bisedë shumë të rëndësishme me Feridenë, nga e cila kupton në mënyrë tejet të paprìtur që Ferideja do e mbështesë edhe nëse ajo do e divòrcojë Sedatin. Ferideja i sugjeron që të provojë vetëm një herë të fundit, që të mos i mbesë pishman asgjë për atë martesë. Po atë mbrëmje, Nalani vendos të hedhë një hap. Ajo mëson se në cilin klub të natës ndodhet Sedati me shoqëri dhe vendos t’i shkojë pranë por do zhgènjehet ende më rèndë, sepse Sedatin e shikon duke dalë nga klubi, i shoqëruar nga disa vajza të panjohura.