Për familjen time/ Suzana pret një femijë nga Akifi

Akifi nxiton pas Suzanës sapo të dy dalin nga shtëpia e tij dhe me shumë ngulmim e duke rrezìkuar, ai arrin t’a ndalojë makinën e saj e të flasin, në mes të rrugës. Suzana e lë pa fjalë duke i treguar se pret një fëmijë nga ai, ndërsa Akifi, përtýp shòkimin e tij dhe e fton Suzanën në  një restorant. Të ndodhur vetëm për vetëm, përballë njëri tjetrit, Akifi i thotë Suzanës se do divòrcohet edhe ai nga Nebahati dhe do i marrë të gjitha përgjegjësitë e tij për fëmijën që ajo pret. Por, Akifi ka një kusht të vetëm.

Ai kërkon nga Suzana vetëm që ajo të presë, të mos ballafaqohet për asgjë me Kenanin dhe të mos flasë fare, gjë që Suzana e pranon. Sakaq, vajza e saj në shkollë, Harika, mëson se Ajbykeja është personi që e ka filmuar në dyqan duke vjèdhur ndaj e rrèh atë në mes të shkollës. Asija nuk qëndron dot duarkryq prandaj e qèllon me shùplakë Harikën. E gjithë shkolla shtànget para atij veprimi ndërsa drejtori i urdhëron për në zyrën e tij, për t’u dhënë dènimin e merituar të treja vajzave që u përfshinë në shèrr.

Harika tenton t’i shpëtojë dènimit duke i kujtuar drejtorit se ai e merr rrogën nga babai i saj por ai nuk kthehet mbrapsht në vendimin e tij. Të tre vajzat, pastrojnë shkollën si dènim për shèrrin që bënë, ndërsa Ajbykeja ndihet si mos më kèq që disa ditë më parë u hoq sikur nuk e njihte babain e saj, vetëm për faktin që ai është një pàstrues i thjeshtë i shkollës. Ajo e përqafon dhe kërkon falje, ndërsa Orhani e hedh pas krahëve si ngjarje. Në përfundim të atij dènimi, Doruku i shkon pranë Asijes që t’a thërrasë për në provat e rradhës.

Asija i tregon se nuk mund të ngàtërrohet më me Harikën sepse i rrezìkohet bursa e shkollës, prandaj do tërhiqet nga konkursi këngës. Harika gjithashtu pranon t’a ketë kèrcènuar Asijen, prandaj Doruku, duke shprehur nèveri për sjelljen e Harikës, i jep fund lidhjes me të. Një lidhje përfundohet vetëm me lòtët e Harikës ndërsa në anën tjetër, Mazllumi përpiqet të afrojë Melisën me Kadirin duke i ftuar të dy në shtëpinë e tij, gjòja rastësisht. Kadiri e beson dhe shkon në shtëpinë e shokut të tij, por edhe kalon shumë mirë me lojërat që të gjithë sëbashku bëjnë.