Ndonëse e divòrcuar prej shtatë vitesh nga Feriti, Aisheja vijon të jetë e dashuruar pas tij por nuk ia pranon vetes. Ajo e gjen sërish veten duke menduar për të dhe e përhumbur aq sa prèt gishtin me thíkën që po gatuan. Në atë moment, i troket dera dhe ajo shikon mëse e habitur Korajin. Ai është personi që ka pranuar të marrë rolin e babait të vajzës së vogël, edhe pse e di mjaf mirë që babai i vërtetë është Feriti. Aishe nuk ndihet aspak mirë që ai lë gjithmonë mënjanë jetën e tij dhe vihet në shërbim të tyre, ndaj dhe i flet.
Asnjë nga fjalët e Aishes nuk e bind Korajin që ai duhet të vazhdojë jetën e tij sepse në jetën e tyre nuk ka vend për të, ndaj ai është transferuar gjithashtu në Stamboll dhe ka marrë një shtëpi fare pranë tyre. Në anën tjetër ndodhet Nana, që me largimin e saj i ka mérzitur të gjithë, përveç Ajnurit dhe Jamanit vetë. Para se të largohet, Nana i shkon edhe njëherë në zyrë Jamanit që t’ia rikujtojë se fjalët e tij për dashurinë që ka për Jusufin janë boshe, sepse ai po lejon që mllèfi t’ia mbyllë sytë dhe po e largon nga Jusufi.
Nana largohet nën shoqërimin e Nedimit, i cili pasi e lë në stacionin e autobuzëve, i jep edhe kàrtën e tij Nanës, duke i thënë se është e lirë t’a telefonojë për çdo nevojë që mund të ketë. Nana falenderuese përshëndetet edhe me Nedimin dhe menjëherë pas largimit të tij, ajo shikon Jusufin që i shkon pranë. Jusufi tregon me një frymë se si u fshèh në bagazhin e makinës, gjë që nuk e ka bërë për herë të parë. Në momentet që ato flasin, në shtëpi janë alármuar të gjithë për zhdùkjen e Jusufit.
Para se Jamani të bëjë ndonjë hap, në oborr futet Nana duke mbajtur përdore Jusufin. Ky i fundit, i krítikon të dy që e kanë gènjyer duke mos i treguar se Jamani e ka dèbuar atë. Pavàrësisht lótëve të Jusufit, Jamani nuk kthehet nga vendimi i tij dhe Nana largohet, gjithashtu mes lòtësh. Pasi ajo largohet, në shtëpi kthehet Neslihani që në atë moment mëson nga tezja e saj se çfarë ka ngjarë. Ajo ka qenë prezente kur Ajnuri e ka përgatitur ushqimin për të cilin u akùzua Nana ndaj e ballafaqon atë, duke mos e mëshíruar pavàrësisht lótëve që Ajnuri derdh.