Narini përpiqet shumë gjatë që t’a bindë Kemalin për Ojën, duke i theksuar se është vëllai dhe duhet t’a pyesë për diçka që ka aq rëndësi në jetën e saj, sa ç’është njohja me mashkullin e jetës. Pas shumë e shumë përpjekjesh, Kemali bindet dhe zbret të bisedojë me Ojën por Oja nuk ua tregon që është Erhani. Teksa flet për të pa ia përmendur emrin, një dèbat lind mes saj dhe Kemalit, nga i cili Kemali nuk heq dorë prej qëndrimit të tij. E irrítuar pafund, Oja heq dorë nga prezantimi mes vëllasë dhe të dashurit të saj të ri, që është Erhani.
Gjatë kohës që ato debàtojnë, mirësia Kemalit përdoret në anën tjetër. Emiri dhe Rejhani arrijnë të kenë një bisedë telefonike, vetëm falë Kemalit. Në atë telefonatë që zgjat vetëm pak sekonda, Rejhani zgjedh të mos i tregojë asgjë për tortùrat që po i bëhen nga Nebahati brenda në qèli. Ditën tjetër, gàrdianja lajmëron Rejhanin para të gjithave se do ketë një takim me Emirin brenda pak minutash. Rejhani i gëzohet së tepërmi atij takimi dhe fillon përgatitjet, por Nebahati e pengon.
Ajo e kércénon me të búrgosurën e sëmùrë, duke mbajtur një thíké në dorë dhe i betohet se nëse ajo shkon në takim me bashkëshortin, pasòjat do i marrë e sëmùra. E fríkësuar pafund për të sëmùrën e pafuqíshme, Rejhani qëndron në qèli. Emiri e kupton mjaft mirë që diçka po ndodh me të, prandaj nuk heq dot dorë lehtësisht. Ai lëshon një tullumbace në qiell, që Rejhani t’a shikojë e t’a dijë se po e mendon dhe nga dritarja e qelìsë së saj, Rejhani e shikon, e di mjaft mirë se nga kush i ka ardhur.
Ndërkohë në shtëpinë e Emirit, Nigari aksídentalisht thyèn një vazo teksa po pastron. Xhavidana dëgjon vetëm krísmën dhe i shkon pranë për t’a krítikuar e për t’a pòshtëruar sa më shumë por për çudinë e Nigarit, fàjin e saj e merr përsipër Seferi. Ai thotë se i ra atij nga duart dhe Xhavidana nuk e vazhdon më tepër. Me gjestin që bën, Seferi i jep fund akujve mes tij dhe Nigarit, që e kishte lénduar pafund duke mos i besuar për vjèdhjen e orës.