Rejhani ka mbledhur rreth e rrotull vetes të gjitha femrat e qèlisë, duke u treguar atyre për jetën e saj, se si ka ardhur në Stàmboll dhe përse ndodhet në mesin e tyre tani. Të gjitha ndjejnë kèqardhje për fatin e saj por i japin kurajo se do i hedhë pas krahëve ditët e këqìa. Biseda e tyre zgjat derisa Nebahati futet në qèli, por Nebahati ka aq shumë ankèsa ndaj secilës saqë e krìtikon shumë ashpèr edhe vajzën e sèmurë që kollitet vazhdimisht. Rejhani merr një gotë ujë dhe i shkon pranë sepse të tjerat nuk kanë guxim, edhe pse duan.
Sapo vajza merr pak veten, ajo i tregon Rejhanit se ka rënë në bùrg pasi tentoi të vìdhte mjèkimin e shtrenjtë të nënës së saj të paralìzuar. Tani, nëna e saj jo vetëm që nuk ka ilàçe por asnjë njeri pranë që t’a ndihmojë, pasi vetë nuk lëviz dot. Rejhani trìshtohet shumë për të dhe përpiqet maksimalisht t’i japë kurajo por edhe për vete, fle e mërzìtur. Në anën tjetër, shoqja e saj e ngushtë Narini, sëbashku me Shehrijen, bëjnë përpjekje të njëpasnjëshme për t’a pajtuar Ojën me Kemalin por asgjë nuk duket se po funksionon.
Narini tenton edhe duke përdorur Masallin, të cilës i lexon përralla në prezencë të tyre dhe sigurohet që përralla që pëzgjedh, të ketë lidhje me situatën mes Ojës dhe Kemalit. As ajo nuk ndikon, por për atë natë, i vetmi person që do ndikojë do jetë Erhani. Oja i tregon atij për situatën me Kemalin dhe Erhani komenton duke i thënë se duhet t’a mirëkuptojë pasi Kemali është thjesht një vëlla që po përpiqet t’a mbrojë të motrën nga një mundësi lèndimi. Sakaq, në mëngjesin e të nesërmes, në anën tjetër, Emiri do marrë një làjm të madh.
Shoku i tij i ngushtë, Zaferi, ka bërë kërkime të detajueshme derisa ka zbuluar adresën e shtëpisë ku po qëndron punonjësi i argjendarisë për të cilin Rejhani dýshonte. Ai gjendet brenda në shtëpi por nuk i përgjigjet të trokiturës së derës. Edhe kur Emiri e shpèrthen derën dhe arrin të futet brenda, sërish nuk e gjen pasi ai është fshèhur në një formë shumë të veçantë. Sa për atë ditë, Rejhani mëson se do kenë vizita të hapura të gjithë dhe për t’i shpëtuar Nebahatit, arrin t’a kýçë atë brenda një tùaleti që e ka derën e prìshur.