Kemali është shumë i frùstruar nga letra e motrës së tij, Ojës, në të cilën ai thotë se ajo vetëm ka vjèllë vrèr dhe nuk ka shprehur asgjë tjetër, ndaj sado që Narini tenton t’a bindë se ai duhet të hedhë i pari hapin ndaj Ojës, Kemali sërish nuk pranon. Ai thotë me gojën plot se pas letrës që ka lexuar, nuk do lëvizë gishtin për Ojën. Oja ndërkohë, vijon të jetë vetë mjaftueshëm e irrìtuar sa të mos e mendojë më një mundësi sqarimi me vëllanë e saj. Sakaq, Narini merr një telefonatë nga Emiri.
Fillimisht ai i kërkon të jetë sa më diskrete dhe sqaron se ka nevojë për bashkëpunimin e saj, që Rejhani të mund të takohet me të gjithë, përfshirë me babanë e tij që nuk shkon dot vetë t’a vizitojë në bùrg. Sipas planit që ai ka përgatitur, Hikmetin do e dërgojnë në spìtal, gjòja se ka pasur një përkèqësim dhe Narini do shkruajë një rapòrt të rrèmë, që të mund t’a dërgojnë në bùrg, me shpresën se do ketë tòlerancë dhe Rejhani do lejohet t’a vizitojë Hikmetin në spìtal, nèn shoqërimin e gàrdianëve.
Rejhani në ato momente, ndodhet në bùrg, në qelìnë ku po bashkëjeton me rrezìkun prej disa ditësh. Ndonjëherë, ajo nuk e ndjen rrezìkun që i kanòset por mirësia që ka shfaqur, do bëjë që t’a mbrojnë edhe të tjerët. Nebahati tenton t’a vràsè me një thìkë në dorë por e bùrgosura e sëmùrë e shikon në kohë dhe ndërhyn, duke mos dalë as kùndër Nebahatit por edhe duke e mbrojtur Rejhanin. Me t’u larguar Nebahati prej tyre, ajo i kërkon Rejhanit që të jetë më vigjilente, për vetë jetën e saj.
Shumë shpejt, në qèli do shkojë edhe làjmi i sàjuar i Hikmetit, që Rejhani e beson menjëherë dhe pìkëllohet e tëra. Asaj i kërkohet të përgatitet për të shkuar në vizitë në spìtal por Nebahati nuk do që Rejhani të dalë shëndoshë e mirë që aty, ndaj i vìhet nga pas në tùalet dhe tenton sërish t’a vràsè por Rejhani shpëtohet nga i njëjti person. Rejhani shkon në spìtal dhe takohet me të gjithë, ku dhe mëson se gjithçka ishte lojë për hir të saj. Një lojë, e cila do mundësojë edhe pajtimin e Kemalit me Ojën, pasi ato gjejnë ngushëllim tek njëri tjetri kur mendojnë që vëllai po u vdès.